Sport

BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë

23 Nëntor 2024, 15:57| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 18:00

  • Share

LOZNICA, Serbi - Boksierët nga Shqipëria vijojnë të bëjnë mirë dhe këtë të shtunë kuqezinjtë kanë marrë dy suksese si kampionë të Ballkanit. Boksierët Alban Beqiri dhe Besian Karaj kanë fituar përballë rivalëve nga Ukraina, vend që ishte prezent me ftesë.

Alban Beqiri

Alban Beqiri shpallet sërish Kampion i Ballkanit në Boks. Boksieri shqiptar e dominoi ndeshjen me kundërshtarin e tij ukrainas, Matiakubov, në peshën 71kg, duke e mbyllur ndeshjen përpara kohe në raundin e dytë.

Besian Karaj

Edhe Besian Karaj është shpallur kampion i Ballkanit në boks. Karaj që garon në peshën 67 kg mundi në finale ukrainasin Voznyi, me knock doën dhe rrëmbeu titullin kampion.

S.Dh/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?