ANGLI - Ngjarje e rëndë në boks. Në eventin e zhvilluar këtë të diel në "Leisure Center" në Londër një nga boksierët që u ndesh në përballjen e parë ka humbur jetën pas goditjeve në ring, çka ka bërë që turneu të anulohej.
Boksieri Sherifdeen Lawal ka ndërruar jetë pas goditjeve të marra në duelin e parë. I gjithë eventi i boksit u ndërpre për shkak të ngjarjes së rëndë. Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë. Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.
Në këtë mbrëmje ishte planifikuar edhe dueli mes boksierit shqiptar Amarildo Bakaj dhe rivalit Joshur Quartey.