TIRANË - Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shkruar një tjetër faqe të artë në karrierën e tij në peshat e rënda, duke triumfuar të premten kundër kroatit Abel Pesut në një përballje spektakolare që mbajti publikun me emocione deri në fund.
Në një ndeshje plot intensitet nga raundi i parë deri në të katërtin, Hysa arriti të sigurojë dy tituj të rëndësishëm ndërkombëtarë. Rivali hodhi 'peshqirin' e bardhë në ring duke u dorëzuar, ndërsa Hysa në 24 përballje në karrierë, ka po kaq fitore.
Triumfi vjen pas një periudhe të gjatë përgatitjesh dhe stërvitjesh, ku boksieri shkodran ka treguar përkushtim, disiplinë dhe forcë të jashtëzakonshme. Me këtë sukses, Hysa ngre sërish lart flamurin kuqezi, duke i dhuruar sportit shqiptar një tjetër moment krenarie.
Komente
