Oleksandr Usyk feston fitoren

Sport

Boks/ Madhështori Oleksandr Usyk hedh 'K.O' Daniel Dubois, bëhet përsëri kampion i padiskutueshëm bote (VIDEO)

19 Korrik, 23:59| Përditesimi: 20 Korrik, 11:10

  • Share

Londër, Angli - Oleksandr Usyk shfaqi edhe një herë cilësitë e tij në boks, teksa mposhti Daniel Dubois me nokaut (K.O) për t'u bërë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda për herë të dytë.

Ukrainasi ishte shumë i shkathët dhe i shpejtë për kundërshtarin e tij, duke e rrëzuar dy herë Dubois në raundin e pestë përpara se gjyqtari t’i jepte fund ndeshjes. Usyk vazhdon të 'çimentojë' një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke u bërë kampion bote i padiskutueshëm në divizionet e peshave të lehta dhe të rënda për herë të tretë, asnjë boksier nuk ka qenë kampion i padiskutueshëm kaq shumë herë.

Usyk vazhdon ta konfirmojë veten si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai e kishte mposhtur Dubois në vitin 2023, pas një vendimi të diskutueshëm nga gjyqtari që shkoi kundër anglezit. Megjithatë, që nga fillimi i ndeshjes sot në 'Wembley', këtë herë, Usyk e kishte kontrollin e plotë dhe nuk kishte shumë të dhëna që Dubois mund të bënte diçka për ta dëmtuar 38-vjeçarin.

Në raundin e katërt, Usyk filloi ta kthente goditjet, përpara se ta rriste nivelin në raundin e pestë dhe të fitonte në një mënyrë 'shkatërruese'.

100 MIJE NJEREZ NE WEMBLEY

Në Londër, në një stadium të mbushur me 100,000 njerëz, Oleksandr Usyk u rikthye në katër divizionet kryesore të peshave të rënda të boksit, njësoj siç bëri pas ndeshjes së tij të parë me Tyson Fury. Ai i shtoi rripin IBF të anglezit titujve të tij WBA, WBC dhe WBO, duke mbetur i pamposhtur në 24 ndeshje dhe duke mbledhur një shumë rekord prej 132 milionë dollarësh (71 milionë dollarë për rivalin e tij).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 20/07/2025 09:33

    Edhe ne 2023 per mendimin tim kishte pak per tu diskutuar sepse ra per here te dyte edhe pse ne raunde te ndryshme. Gjithsesi Dubois duket qe nuk eshte akoma gati pasi ne 2 ndeshje bjen KO nga nje grusht i vetem i kundershtarit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?