Nelson Hysa

Sport

Boks/ Nelson Hysa hedh 'KO' rivalin në raundin e parë dhe shpallet kampion Evrope në WBO! Fitojnë Kajoshi dhe Drini

8 Mars, 22:20| Përditesimi: 9 Mars, 15:37

  • Share

MYNIH, Gjermani - Në Mynih u mbajt të shtunën e 8 marsit turneu i boksit "Anuar Fight Night 2", aty ku boksieri shkodran Nelson Hysa ia doli të fitonte që në raundin e parë dhe bëhej kampion i Europës në WBO. Triumf edhe për Arjon Kajoshin dhe Senad Drinin.

Nelson Hysa

Boksieri Hysa nuk e pati të vështirë kundër rivalit Molina, me shkodranin që e hodhi "KO" që në raundin e parë. Ndeshja nuk pati histori dhe Hysa merr rripin e kampionit të WBO duke konfirmuar shkëlqimin në vitin e dytë radhazi.

Arjon Kajoshi

Shkodrani tjetër, Kajoshi ka mposhtur Casadon me pikë pas gjashtë raundesh. Në ring përballja ka qenë e fortë dhe u desh verdikti i gjyqtarëve që Kajoshi të triumfonte.

Senad Drini

Boksieri Senad Drini fiton përballë italianit Brusa në raundin e tretë me Knock Out teknik (TKO).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?