Oleksandr Usyk (djathtas)

Boks/ Tërhiqet Anglia dhe Arabia, Ysuk mbron titullin e kampionit në Poloni

28 Prill 2023, 14:00
  • Share

Alex Krassyuk, menaxheri promovues i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, ka zhvilluar bisedime mbi mundësinë e organizimit të duelit mes kampionit të botës në peshën e rëndë dhe britanikut Daniel Dubois, i mandatuar nga WBA për të dueluar këtë verë. Interesant fakti është se kjo sfidë mund të zhvillohet në Poloni, duke qenë se në Britaninë e Madhe nuk ka shumë fansa të dy boksierëve.

Krassyuk, në rrjetet sociale konfirmoi këtë detaj, duke thënë: “Po eksplorojmë mundësinë që dy boksierët të duelojnë këtë verë në Poloni”. Duket se Arabia dhe Britania e Madhe ua kanë mbyllur dyert këtyre dy boksierëve, ndaj dhe palët po shohin për një vend alternativ për ta organizuar këtë sfidë.

Polonia është pranë Ukrainës, nga ku pritet të vijnë mjaft fansa të Usyk për ta mbështetur në këtë përballje. Më 3 prill, WBA i bëri thirrje boksierëve për fillimin e negociatave, ku të dyja palëve u dhanë 30 ditë për të vendosur për datën e vendin. Stafi i Usyk po punon më shumë në këtë drejtim, duke gjetur një vend ne Europën Qendrore.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?