Boksi profesionist, një shqiptaro-amerikan zgjidhet në krye: Mbështetja financiare e garantuar për sportistët

24 Korrik 2023, 15:35| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 16:00

  • Share

Shqiptaro-amerikani Briget Seitaj do jetë i pari kryetar që do drejtojë federatën e boksit profesionist në Shqipëri. Biznesmeni nga Korça është propozuar nga Komisioni i Boksit Profesionist dhe ka pranuar këtë detyrë, duke premtuar mbështetje financiare dhe rritjen e nivelit të boksierëve shqiptarë.

“Do zhvillohen më shumë evente, secili do paguhet për atë që bën dhe duke parë nivelin e tyre edhe sportistët do ngrihen. Do marrim të rinj dhe do ta nisim vrullshëm. Deri më tani ka patur disa aktivitete, por kanë qenë të frenuara,”-u shpreh Briget Seitaj, kreu i Federatës Shqiptare të Boksit të Profesionist:.

Edhe pse pa asnjë funksion, kohët e fundit Briget Seitaj, ka mbështetur boksierët shqiptarë në gara të ndryshme ndërkombëtare.

“Këtë vitin e fundit, një vit nisje për federatën shqiptare të boksit profesionist, Briget ka qëndruar shumë afër, duke qenë promotor kryesor i gjithë boksit profesionist shqiptar. Duke bërë atë që federata e boksit shqiptar nuk ka patur mundësi për ta bërë,”-deklaroi Florend Kalivopulli, president i federatës së boksit.

Objektivi më i afërt i federatës shqiptare të boksit profesionist është organizimi i dy eventeve të mëdha në Londër dhe Amerikë brenda këtij viti ku pritet të ketë edhe shumë mbështetës për boksierët kuqezinj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?