Boksieri Astrit Sejdi

Kosova & Rajoni

Boksieri shqiptar grushton në Zvicër djalin e kriminelit serb Arkan

11 Gusht, 12:41| Përditesimi: 11 Gusht, 12:44

  • Share

Astrit Sejdi, boksieri shqiptar nga Kumanova, është bërë protagonist i një incidenti të ndodhur në Zyrih të Zvicrës.

Ai është shkëmbyer në rrugë me djalin e Arkanit, të cilin e ka grushtuar.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Azgan Haklaj në një postim në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

“Shqiptari i Kumanovës bokson djalin e Arkanit! Sot në orën 17:25' në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot. Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer! Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, ka shkruar ai.

Arkani (Zeljko Raznatovic) ka qenë një figurë e njohur ushtarake dhe kriminele serbe gjatë viteve 1990. Ai drejtonte një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Arkani u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 11/08/2025 15:03

    I lumte dora.jetojne ne zvicer po jan rrit me frymen e lagjes se trimave te kumanoves

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?