Sport

Boksieri shqiptar mposht rivalin rus, shpallet kampion Europe

3 Qershor 2018, 09:49| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 10:46

  • Share

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij. Ai ka fituar titullin e kampionit të Europës në EBU, duke mposhtur mbrëmjen e kaluar rivalin e tij rus, Stanislav Kashtanov.

Me këtë fitore, boksieri Krasniqi i ka hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës. Krasniqi bokson në kategorinë e super të mesme, derisa përballja u zhvillua në “Wee Arena” në Bad Tolz të Gjermanisë, ku zgjati 12 raunde.

Boksieri shqiptar kishte përkrahje të madhe nga shqiptarët në sallë. Ai ishte shumë i emocionuar për këtë fitore dhe për këtë titull. Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi ka 48 fitore nga 53 përballje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?