Bota

Bolivi, përplasje të dhunshme mes protestuesve pro dhe kundër presidentit Morales, 8 viktima

16 Nëntor 2019, 08:59| Përditesimi: 16 Nëntor 2019, 09:02

  • Share

Në Bolivi ende protestojnë, përleshen dhe vdesin. Në Sacaba, një qytet afër kryeqytetit, 8 demostrues u vranë mes protestuesve pro presidentit Evo Morales dhe oficerëve të policisë si dhe 75 të tjerë u plagosën.

Shumica e viktimave u goditën nga të shtëna me armë ndërsa mijëra njerëz, kryesisht indigjenë, ishin mbledhur për të demonstruar paqësisht por që u përplasën me kundërshtarët e Morales.

Në Bolivi, demonstratat protestuese filluan pas zgjedhjeve të 20 tetorit, në të cilat Morales u rizgjodh president dhe që opozita i ka konsideruar një mashtrim.

Pas ditëve të përplasjeve në rrugë në disa qytete, kur edhe forcat ushtarake dhe policore u bashkuan në protesta, Morales vendosi të jepte dorëheqjen dhe të kërkonte konsultime të reja.

Në atë pikë, mbështetësit e tij dolën në rrugë. Morales u tërhoq në Meksikë, ndërsa Jeanine Anez e shpalli veten presidente të përkohshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?