Politikë

'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)

18 Mars, 10:47| Përditesimi: 18 Mars, 11:00

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe e sheh prezencën e tij në listën e hapur të Tiranës si një sfidë dhe betejë që do e fitojë.

“Me hir ose me pahir, do të më keni në Parlament”, shprehet senatori i të majtëve me një video-postim në rrjetin social Facebook ditën e sotme (18 mars), teksa ka nisur edhe punën për fushatën.

Dhe betejën e tij e cilëson “për qytetarët, të moshuarit, pensionet, nderin, dinjitetin dhe mirëqenien”.

Ai sqaron se gjithmonë e ka bërë betejën për moshën e tretë, madje që nga viti 2016 me ministrat e Financave (mes tyre Arben Ahmetaj), për të cilët tha se kishin frikë nga shifrat dhe në fund linin pjesën më të madhe të buxhetit pa përdorur, duke dëmtuar pensionistët me bonusin.

Postimi i Erion Braçes në Facebook:

“Ju thashë që do jem në betejë! Betejat duan kohë, ndaj duhet zgjuar herët!

Betejat duan thelb, përmbajtje! Dua të jem në Kuvend për të vijuar fort betejën për të moshuarit, të ardhurat e tyre, pensionet e tyre; një betejë nderi, dinjiteti e mirëqenie për ta! Tani do më hidhen në fyt të fortët e rrjetit “aty ishe, përse nuk e bërë”; janë të gjithë ata që nuk e dinë kush je, çfarë ke bërë e si e ke bërë, si ke votuar.

Por natyrisht, jam gati t’u dëshmoj të gjithëve se çfarë kam hequr t’u shkul nga mendja ministrave të Financës, ekuilibrin buxhetor të numrave ngulur në kokë si frikë, por edhe si rëhat; nga 2016-ta e këtej për të mbrojtur një bonus të lartë për të moshuarit, kur reforma e pensioneve nuk zgjidhi hallin e madh të të ardhurave të ulëta për të gjithë ata që kishin dalë në pension para saj-reformës; përballë me ministra që “kujdeseshin” për buxhetin e në fund të vitit linin pa përdorur 40, 50, 60, 100, 430 milionë euro pa përdorur!

Do ta bëj këtë betejë në Kuvend, ketë herë pa rregulla, pa pyetur për to; boll kam dëgjuar, pritur, analizuar, reflektuar e fundi ka qenë pa vendim, duke pritur të mendohen e mendohen ministrat! Nuk ka më kohë për ata që janë më keq sot, por nuk ka më kohë as për ata që janë më mirë sot, e do jenë në pension nesër!

Kjo betejë nis punëdhënësit e mëdhenj, ata që kanë grumbulluar numrin më të madh të punonjësve, ata që gënjejnë më shumë, bëjnë evazionin më të madh e që nuk lënë pensionistët të marrin atë që ju takon; me ta e kush ju del për zot është kjo betejë! Për çdo të moshuar, përfshirë dhe prindërit e mi, secilin që merr më pak apo pension 20 mijë lekë! Arsyeja për të qenë deputet nuk ka lidhje me të bërit ministër; po me përfaqësimin e njerëzve!”.

Postimi i Erion Braçes në Facebook

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shpetim: 18/03/2025 10:58

    Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?