Saraçi: Boll më, rracë e keqe!

19 Qershor 2019, 08:14| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 09:25

  • Share

Shqipëria është një hap larg një konflikti civil siç në vitin 1997. Të gjithë aktorët politike për kredo presonale po i  vënë flakën këtij vendi. Nga njëra anë një kryeministër që betohet për kushtetutë, por duket se harron që është mandatuar jo vetëm për të qeverisur por edhe për të garantuar stabilitet si shef ekzekutivi. Nga ana tjetër një opozitë, e cila prej kohësh prodhon skena dhune, duke kundërshtuar ato zgjedhje që i organizoj vetë, me ministri të brendshme,  KQZ e gjysmen e qeverisë.

Kapakun kësaj historie ia vë Presidenti politik mbi palët që paralajmëron, madje edhe nxjerrjen e “ushtrisë së vdekur”. Po si ka mundësi që prej Aktitit të Pavarësisë ky vend ka njohur në të shumtit vetëm lider tradhëtar, pazarxhinj e diktatorë. Por duket se edhe kjo rracë e keqe politikanësh që do të zhduken në formën më të egër nga skena e shoqërisë shqiptare, po në të njëjtin kapitull do të jenë. Do të mbeteni një njollë turpi në histori, jo vetëm të korruptuar por edhe tradhëtar.

Por jo vetëm konflikt civil, por këta drejtue të papërgjegjshëm kanë vënë përballë njera-tjetrës edhe tre institucione force. Policia e Shtetit po përplaset me atë bashkiake, e pas derës qëndron ushtria. Po për çfarë? Për karriget e këtyre palo politikanëve që kur është dashur për xhepat e tyre, kanë bërë pazare në mes të natës. Sot kryetari i KQZ-së është produkt i 18 majit. Pse nuk e shkarkon mazhoranca?

Po opozita pse nuk e tërheq siç tërhoqi edhe ministrat guardian?! Djegin shkolla, thyejn institucione shkaktojnë kaos, teksa BE diskuton për procesin që ëndërron çdo shqiptar. Dhe pse çdo shqiptar e do BE-në? Sepse e koncepton si një mundësi punësimi e largimi nga vendi që po digjet nga kjo kastë e degjeneruar politikanësh, që janë kapur në përgjime me mijra euro, e të akuzuar për afera milionëshe e sot protestojnë si të virgjër.

Të ikin nga një kryeministër delirant, që për hir të pushtetit nuk lëviz asnjë hap për të garantuar stabilitetin, të ikin nga një kryeministër në hije që pasi fshiu njollën e skandalit të Rrugës së Komit, i vijnë telegramet nga amerika për pastrim parashë. Të ikin nga Likja, që vetëm për qetësi e dashuri smund të flasi.

Ju nuk lejoni liderë të rinj dhe vazhdoni të kini monopolin e politikës, por dijeni se shqiptarët nuk do t’ju zhdukin me votë, por kanë kohë që po ju zhdukin duke mos ju votuar, e në thelb ju jeni drejtues vetëm të një 20 % të popullsisë që janë militantët tuaj. Dhe si lider të brisht e të paaftë për të drejtuar popullin shqiptar, ju përdorni çdo mjet dhune për të mbajtur peng këtë vend.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?