'Boll u ankuam'! Meta me fjalët e kampionit të boksit: Secili të marrë përgjegjësitë e veta

22 Korrik 2020, 15:12| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 15:13

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim në Presidencë kampionin e boksit Christian Demaj dhe familjen e tij. Meta shkruan se Demaj që ka lindur dhe u rrit në Gjermani ka vendosur që të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri.

"Sot në Presidencë prita miq tepër të veçantë, Kampionin Christian Demaj dhe familjen e tij të mrekullueshme. Më lumturuan shumë me vendimin e tyre për të qëndruar përgjithmonë në Shqipëri dhe për të ndërtuar të ardhmen këtu, edhe pse prej kohësh kishin jetuar në Gjermani, vendin ku Christiani, u lind dhe u rrit.

Tepër emocionuese ishte për mua fakti që më shumë për këtë vendim ata ishin ndikuar nga dy fëmijët, Alesia dhe Luisi, që e donin me gjithë shpirt Shkodrën e Shqipërinë dhe nuk pranonin më të largoheshin prej saj.

Shumë mesazh i mençur vjen nga Kampioni: “Nuk vazhdohet më me dy plane, një në Gjermani dhe një në Shqipëri. Tani vetëm një plan për familjen time: Në Shkodër. Boll u ankuam! Secili të marrë përgjegjësitë e veta!”. Shembulli pozitiv i familjes Demaj është tepër frymëzues për të gjithë shqiponjat për t’u kthyer në folenë e tyre" shkruan Meta.

Komento

Komente

  • sapa: 22/07/2020 15:58

    Ne ate vend kthehen zhabat e jo shqiponjat.Shqiponjat duan te jetojne te lire pa hajdute dhe te korruptuar si ju!Dhe kjo gje realizohet vetem jashte vendit te krimit te ketij vendi qe e kane zaptuar zhabat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?