Bollino: Arben Frashëri me një shtëpi 56 metra2, u shkarkua një superpolic hero? 

3 Tetor 2020, 19:40| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 20:09

  • Share

Lexoj në mediat sociale postimet e shume gazetarëve shqiptarë, të skandalizuar me vendimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit që dje (2 tetor) shkarkoi nga detyra Drejtorin e SHCBA rajonale Fier-Berat, Arben Frashëri. Nuk e kam njohur personalisht Arben Frashërin, por njoh personalisht kolegët që po e mbrojnë dhe duke besuar në integritetin e shumë prej tyre si Ferdinand Dervishi, Elton Qyno apo Trasgim Sokolaj kam arsye të besoj se edhe Arben Frashëri është një njeri i mirë dhe polic të ndershëm.  

Një nga këta gazetarë dëshmon: ''Arben Frashëri njihet si “Komisari i hekurt” që vuri rendin në Berat, Tropojë e në disa qytete të tjera problematike të vendit bashkë me Dëshmorin e Atdheut Gani Malushi. Vettingu e hodhi ne rruge pa meshire edhe pse per te pakten 20 vitet e fundit, u perball me krimin ne te gjitha frontet, drejtoi policine ne qytetet me problematike dhe hetoi disa nga dosjet me te rendesishme te Prokurorise se krimeve te renda dhe Prokurorise se pergjithshme. Beni ishte i heshtur edhe atehere kur merrte kercenime per shkak te detyres. Beni ishte nje njeri i ndershem dhe profesionist qe mesa duket shkoi para vettingut pa miq e aleanca nga pas''. 

Nga bandat e Beratit në ato të Tropojës, nga Gërdeci te 21 janari: të hetosh krimin e organizuar dhe krimin politik e kishte bërë me shumë armiq. Hakmarrja e tyre e ka goditur sot? Apo vetëm paaftësia e burokratëve për të njohur një njeri përtej letrave?

Kur lexon akuzat, duket që Arben Frashëri nuk ka mundur të justifikojë origjinën e rreth 2 milionë lekë të reja, shumë që kishte mbledhur para 20 viteve kur ishte emigrant në Greqi. Me ato para Arben Frashëri kishte blerë apartamentin prej 56 metra katrorë ku banon me familjen. Nëse vërtetë vetëm në bazë të këtij “mëkati” u ndërpre me nam të zi karriera e gjatë e një polici, jo vetëm do të thotë që deri më sot Arben Frashëri ka luftuar me bandat pa pranuar prej tyre asnjë kompromis (edhe vetëm kaq do të mjaftonte ta quanim hero), por do të thotë, mbi të gjitha, se ky sistem vetingu nuk funksionon.  

Në vendin e narkotrafikantëve që me miliona euro të fituara nga tregtia e drogës jo vetëm nuk dënohen, por bëjnë edhe karriera ndërtuesi, sipërmarrësi, biznesmene dhe nëse duan edhe politikani, të dënosh një polic për 15 mijë euro të fituara me punën e emigrantit 20 vite më parë, është një krim i pafalshëm. Nëse ka prova të tjera, duhet të tregohen. Përndryshe duhet tërhequr akuza dhe duhet kërkuar falje.

Vetingu duhet të shërbejë për pastrimin e radhëve të policisë nga bashkëpunëtorët e vërtetë të kriminelëve. Nëse nuk është në gjëndje të kryejë këtë operacion pastrimi në mënyrë transparente, efikase e mbi të gjitha të drejtë, më mirë të mos bëhet aspak. Eshtë më mirë të lihen në shërbim dhjetëra policë të korruptuar dhe ti besohet drejtësisë detyra e identifikimit dhe arrestimit të tyre, sesa të dënohet në mënyrë të padrejtë qoftë edhe vëtëm një polic të ndershëm.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Frasheri: 04/10/2020 11:01

    Veting leshi, e ben puçi me muçin nga qebaptorja perball rajonit

    Përgjigju
  • asl: 03/10/2020 23:39

    Z.Bollino:Edhe kam qene ne Greqi 25 vite dhe jam akoma emigrant,te gjithe grumbulluam leke,nuk erdhen te na thone qe ku i gjetet leket pamvaresisht se nje pjese e lekeve eshte grumbulluar nga puna pa taksa(zeze) qysh prej 1991-1998ku gjithe emigrantet u pajisën me dokumenta,prandaj zoteria ne fjale mund te kete bere pune te mire,por dhe njeri ste bie kot ne qafe.

    Përgjigju
  • Komisariati: 03/10/2020 23:15

    Po meqe paske merak per z.Frasheri ti zoti Bollino si shqiptardashes, pse referohesh tek shkarkimi i nje individi, dhe nuk indinjohesh nepermjet shkrimeve kuptohet se efektivet nuk kane uniformat e duhura per dimrin, nuk kane paisjet e nevojshme dhe me paresore per zhvillimin e detyres dhe me e rendsishmja SE NUK PAGUHEN ORET SHTESE DHE DIETAT, nderkohe qe drejtuesit e larte marrin rroga te majme dhe perdorin makinat e sherbimit per nevoja personale. Kam 15 vjet ne detyre si efektiv dhe me ket shkrim qe na shpalos ndjehem i ofenduar sepse ta garantoj qe ska oficer nga shcba qe nuk e ka perdorur praktiken alla shqiptare "po nuk rrodhi, do pikoje", dhe besoj qe duhet ta dish mire ket shprehje ti zotni. Mundohu te dalesh jashte kornizave te te kthyerit nga fryn era dhe shprehu per ate cka eshte e domosdoshme per komunitetin dhe jo per nje individ, sepse na qenkan ankuar miqte e tij dhe koleget e tu!!! Ji me objektiv zoteri sepse dhe ne te tjeret kemi familje, kredi dhe shume e shume probleme te tjera.

    Përgjigju
    • Komisari: 04/10/2020 10:30

      Asnje presje nuk te bie poshte.

  • Ana: 03/10/2020 22:54

    Nese nuk e njeh z. Bollino kete Frasherin, nuk ke pse i jep hapesire ne portalin tend vetem pse e njohin dy apo tre shoke tuaj, qofshin dhe gazetare. Lajmin qe shkruan ketu per nje person qe nuk e njeh vete, me duket si i sponsorizuar nga miq te ketij Frasherit. Botojeni kete qe shkruajta, nese nuk iu prish pune.

    Përgjigju
    • Iliri: 04/10/2020 16:05

      Poju jeni hallin e ketyre komisionereve te Vettingut!! Ne Spak do shkojne se kane perdurur dy standarte, ndryshe per Artan Shkembin i cili me 40000 euro nga emigarcioni pa dokumenta u be aksioner 50% ne 2014.Ketu ka dallavere,pastim parash.Nwsw do ishte larguar nga ky komision nga policia, nuk do kishte rrjedhje informacionesh ne OFL dhe pezullim nga Spaku. Ky Frasheri ka blere 1 shtepi ku jeton, eshte bashkeluftwtari i deshmoreve Ilir Ngresi, Gani Malushi.....kaq mjaton.

  • Alfons: 03/10/2020 22:35

    Ore nje gje skuptoj,si mund ta shkarkoni nje polic per nje shtepi 20 mil leke,ku sipas ligjit 12/2018 eshte e qarte qe duhet te justifikosh vetem 50% te pasurise,+ le te mos harrojme se ky eshte deklarimjni pare i ture dhe kane nje jete qe punojne per ate pasuri,ndryshe puna me gjyqesorin qe kane filluar deklarimet ne vitin 2003 dhe normal kur deklarimin e pare kane deklaruar zero pasuri dhe cdo vit nga 20 milion normal qe do i heqi vetingu. Ps.(se kam me emrin kinkret te arben frasherit qe dhe mund te jete i korruptuar,por per sconpolic te cilin e kap vetingu ko menjehere ti drejtohet gjykates administrative dhe sipas ligjit 12/2018 do e kthejne ne detyre)

    Përgjigju
    • 3xx: 04/10/2020 00:07

      E drejte, por edhe për Gjyqtarët nuk po zbatohet ky Ligj. Ke disa që kanë ikur për 500 mijë lekë, dhe jo për 2 milionë si ky zotëria. Nuk po merret vesh se kë heqin e kë lënë në detyrë. Me duket shumë selektiv vetting-u.

  • Xhepi polici rrugor: 03/10/2020 21:31

    Kjo tregon se as qeverise dhe as partnereve nderkombetare qe gjoja po monitorojne vettingun ne drejtesi dhe organet e rendit nuk ju interesojne njerez qe e kryejne me perkushtim detyren por ju intereson qe ketu te lulezoje krimi droga prostitucioni. Kete e deshmon fakti per vendimin e marre nga qeveria per rihapjen e kazinove pikave tr basteve qe jane vatra ku krimi gjen vend qe te lulezoje dhe miqte tane nderkombetare nje sy e qerrojne dhe nje vesh e shurdhojne.

    Përgjigju
    • ilir: 04/10/2020 16:06

      Vettingu ne polici komandohet nga zv. Ministri Julian Hodaj. Ai e percakton kush kalon.

    • Vetting: 03/10/2020 22:23

      Vettingun ne polici e moniitoron vec policia shqiptare, asnje i huaj...

  • Cjjxxj: 03/10/2020 21:22

    Kur shkarkohen gjyqtaret e prokuroret per te njejtat gjera thoni mire ua bene.

    Përgjigju
  • Artur: 03/10/2020 21:22

    Asnje polic i ndershem nuk do ta kaloje vetingun , mbajeni mend .Jane dhene urdhra e porosi te kalojne vetem ata me nga 5 a 6 shtepi , biznese e llogari bankare jashte shtetit.Ata jane e ardhmja e ketij vendi nga ku do ikin te gjithe njerezit e ndershem e do kendoje qyqja .

    Përgjigju
  • Luani: 03/10/2020 20:41

    jam dakort me mendimin e zotit Bollino!Duket i paaresyeshem nje vendim i tille dhe nese eshte vertet keshtu atehere eshte skandal.Njerez me uniforme si zoti Frasheri,qe e kane treguar veten ne luften kunder krimit duhet te inkurajohen e te ndihmohen dhe jo te flaken rruges!Ne emigracion te gjithe shqiptaret kane mbledhur ndonje lek dhe blerja e nje shtepie per te futur koken nuk eshte krim!

    Përgjigju
  • Liu: 03/10/2020 20:10

    Epo pse nuk monitorohet ky vetting nga partneret nderkombetare ICITAP, PAMECA???

    Përgjigju
    • Arbëri: 03/10/2020 20:43

      Ky është veting i korruptuar, për të shpëtuar politikanēt nga arrestimi kur vie koha e tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?