Gaz Bardhi tha: ''Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin, jemi ne të shitur. Kur "Rithemelimi" kërkon që opozita të propozojë presidentin janë opozitë''.
Tani që më në fund edhe Gaz Bardhit i përplaset fytyra kundër dopio-standardeve dhe mungesës së logjkës që Sali Berisha ka imponuar nga 1992 deri me 9 shtator 2021 si rregulla politike të Partisë “demokratike”, ndoshta më në fund na kupton. Na kupton ne gazetarëve dhe njerëzve të thjeshtë që s'kanë pranuar budadalliqet e doktorit dhe për këto arsye janë përballur për 30 vite me shpifje, sulmet, dopio-standard dhe mungesën e logjikës së tij. Do të na kuptojë, por duke mos harruar qe edhe ai ka qenë pjesë e kësaj makinerie fanatike dhe shpifëse deri në momentin që u shkëput nga ai "plak demoniak" që transformon njerëz në monstra.
Mireserdhe z. Bardhi edhe ti ne botën e njerëzve normalë. Para teje kanë ardhur edhe shumë të tjerë, ish monstera nën dominin e Berishës që sapo u larguan nga influenca e tij kthehen si njerëz të mençur. Nuk e dimë nëse kështu ke humbur pushtetin, por me siguri ke fituar logjikën dhe ndershmërinë.
Cfare shkrimi brilant. Dhe do te shtoja sapo largohen nga Berishe-fluenca dhe sidomos aþa qe vendosen nen Ramo-fluenca, kthehen ne Sokrate te vertete. Kuptohet Sokrati yne ka pamjen e shokut Edi.
Përgjigju