Gafa e bërë nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, i cili u tregoi një grupi deputetësh një video të shkurtër me mamanë e djalit të rrahur nga policia, ndërsa mban në dorë një pistoletë, si të ishte prova e krimit dhe jo skena e filmit që po xhironte, hodhi në sulm moralistët e opozitës që kërkuan menjëherë dorëheqjen e tij. Më radikalët shkuan edhe më tej, duke kërkuar deri dorëheqjen e kryeminstrit. Që një drejtor policie, teorikisht i specializuar në interpretimin edhe të videove amatoriale, nuk dallon provat e një filmi nga një kërcënim i vërtetë i armatosur, është e sikletshme, sidomos për të. Akoma më shumë e sikletshme do të ketë qenë të kërkonte të falur publikisht, siç bëri disa orë më pas, duke bërë një xhest përulësie pa precedent në Shqipëri, gjë që do të kishte mjaftuar të mbyllte incidentin e pakëndshëm.
Por analistët dhe politikanët e opozitës qartazi nuk janë të kënaqur, sepse qëllimi i akuzave të tyre shkon përtej Ardi Veliut: objektivi i tyre i vetëm, tashmë i shndërruar në një obsesion, është të marrin pushtetin me çdo kusht, edhe pse ta ëndërrosh rrezimin e një qeverie duke perdorur gafën e një polici mbetet naive, dhe sinqerisht, edhe pak qesharake.
Padyshim kushdo është i lirë të kërkojë dorëheqjen e kujt dëshiron, por në të njëjtën mënyrë unë ndjehem i lirë të shkoj përtej çështjes “Veliu”, për të kapur një aspekt aspak anësor të kësaj sjelljeje të opozitës, te gjithe ish qeveritarë që kandidohet për të qeverisur prape vendin: sensi i padurueshëm i padrejtësisë dhe standardit të dyfishtë që vazhdon të ushqejë deklaratat e saj.
Në fakt, gafa e Ardi Veliut nuk mund të skandalizojë një forcë politike si Partia Demokratike që ka prodhuar gjeneralë policie si famëkeqi Agim Shehu që deri në 1997 terrorizonte, masakronte dhe persekutonte (jo me gafa por me shkopinj gome dhe pistoleta) këdo që nuk ishte regjistruar në PD, përfshi gazetarë dhe opozitarë politikë dhe që pas 2005 i është dhënë edhe si shperblim nga Berisha emerimi si zëvendes Drejtor i përgjithshëm i Tatimeve ku qëndroi deri në vitin 2013.
Kreu i tij ishte Arben Sefgjini, komandant në Tiranë i SHIK-ut të Berishës i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës. I emëruar kryetar i tatimeve dhe i arrestuar për vrasjen e Remzi Hoxhës, Sefgjini vazhdoi të drejtonte Tatimet edhe nga arresti shtëpiak. Edhe general Agim Shehu, i arratisur nga vendi pas masakrave të ’97, ishte dënuar me vendim ne forma të prerë vetem si dezertor, por “drejtësia” e Berishës e riabilitoi duke i fshirë çdo faj.
Gafa e Veliut nuk mund të skandalizojë një PD që prodhoi Bashkim Gazideden si kryetar të SHIK, kapoja më i tmerrshëm i një policie sekrete që pas kohëve të tmerrit të Sigurimit, i cili në 1997 bashkë me gjeneralin Agim Shehu shkaktoi mijëra të vdekur dhe urdhëroi avionët të bombardonin Vlorën, të cilit po Berisha pas 2005 i kishte ruajtur vendin e zëvendësdrejtorit të hipotekave, dhe që (pas vdekjes) i dedikoi edhe një rrugë në Kamëz. Edhe Gazidede, i inkriminuar për tentativë Grusht Shteti me 14 shtator 1998, u shfajësua nga çdo akuzë para se të glorifikohej në përjetësi nga kryeministri Berisha.
Nuk ka asnjë të dënuar per krimet e bëra në kohën e Berishës, por kjo gjë nuk skandalizon aspak asnjë nga moralistet dhe analistët “e pavarur” që cdo ditë mallkojnë pandëshkushmërinë e qeverisë Rama.
A ka ndonjë shqiptar me logjikë edhe minimale që të konsiderojë gafën verbale e Ardi Veliut më të rëndë se masakrat e bëra nga Agim Shehu dhe Bashkim Gazidede, të konsideruar nga Partia Demokratike dhe klani Berisha si dy modele të mrekullueshme demokratësh, deri në pikën për t’i promovuar apo për t’i kujtuar sot si heronj? Dhe si duket gafa e Ardi Veliut përballë padrejtësive dhe krimeve të kryera nga policia e Partisë Demokratike edhe pas 2005: bashkëjetesa me krimin, vrasja e protestuesve, bashkëpunimi me trafikantët e Lazaratit, indiferenca ndaj korupsionit, bashkëpunimi me trafikun dhe tragjedinë e Gërdecit, ndërhyrjes në zgjedhje, abuzimet dhe ryshfetet e përditshme në dëm të qytetarëve?
Verberia ndaj përgjegjësive të veta dhe kriminalizimi i vazhdueshëm i kundërshtarëve shpesh mbi të njëjtat argumenta për te cilat janë vetëfalur, janë shtylla ku mbështetet e gjithë politika e kësaj opozite. Standarti i tyre i dyfishtë është edhe në marrëdhëniet me mediat, me oligarkët, me policinë, me drejtësinë, me tenderat, me korrupsionin, deri edhe me familjarët. Eshtë pikërisht kjo hipokrizi që e bën këtë opozitë të pabesueshme, dhe lajkatarët e tyre të padurueshem.
Për të mos folur pastaj për genjeshtra e vetme edhe pse të shëmtuar të Ardi Veliut mbi atë grua, krahasuar me shpifjet që prodhon përditë Sali Berisha dhe shumë njerez të opozitës, përballë të cilave asnjë “analist” apo prezantues televiziv nuk skandalizohet, madje i aprovojnë dhe i mbështesin. Nëse përgënjeshtrimi i mamasë së pafajshme të djalit të rrahur nga policia mbi të vërtetën e asaj video u publikua menjëherë nga të gjitha mediat duke shkaktuar pas pak minutave dhe kërkimin falje publike nga Ardi Veliu, kush u jep hapsirë viktimave të mijëra shpifjeve të tjera të prodhuara nga Berisha dhe nga “garda” e tij brenda opozitës? Kush nga opozita ka kërkuar ndjesë, edhe kur këto shpifje kanë nxitur kërcënime me vdekje? Pse në standartin moral të dyfishtë të opozitës, qëndrimet e tyre janë të vetmet që nuk lejojnë kundërshtime?
Problemi nuk qëndron nëse Ardi Veliu rri, apo largohet. Problemi është kjo opozitë dhe analistët e saj që kanë mbetur bashkëpunëtorë ndaj krimeve të veta dhe janë bërë moralistë ndaj fajeve të të tjerëve. Skandal është ky sens i përjestshëm padrejtësie i kultivuar që në 1992 nga Sali Berisha, nga familja e tij dhe nga bashkëpunëtorët e tij dhe që i ka lejuar të mbijetojë politikisht për 28 vite, duke i lënë të lirë sot të bëjnë gjykatësit pasi kanë qenë për vite të tëra persekutuesit e këtij populli.
Në këtë pikë të analizës sime militantët e opozitës do të përgjigjeshin gjithmonë me të njëjtën formulë: Çfarë kuptimi ka të kujtojmë akoma të kaluarën e Bashës dhe Berishës, kur në qeveri është Edi Rama? Por edhe kjo është një vërejtje që rrezohet lehtë, sepse Berisha, Basha por edhe Monika që propozohen sot si alternativë qeverisëse, janë të njëjtët e djeshëm dhe tregojnë se kanë të njëjtin sens padrejtësie. Në politikë, ashtu si dhe në drejtësi, e kaluara ka një vlerë vendimtare për të gjykuar të tashmen dhe të ardhmen e një njeriu.
Eshtë pikërisht ky sens relativiteti fajesh, ky standart I dyfishtë dhe ky sens padrejtësie që do t’i lejojë nesër, nëse do të arrinin të qeverisnin, të ribënin të njëjtat gabime dhe të njëjtat krime të kryera në të shkuarën. Kjo do të ndodhte thjeshtë vetëm sepse ata do të vazhdojnë të konsiderojnë mëkat vetëm gabimet e të tjerëve dhe do të vazhdojnë të vetëfalen nga fajet e tyre. Për këtë arsye jo vetëm nuk do të lejojnë drejtesinë të veprojë, por nuk do të ndjejnë kurrë nevojën as të kërkojnë falje.
ËSHTË E PA BESUSHME KARLO BOLLINO ITALJAN E PUNON NË TË MIRËN E SHQIPRIS. KURSE TË ASHUQUAJTUR GAZETAR SI QEN PEKA FANTOMASI BLENDI FEJZIU E NIPI HYSNI KAPOS KONJA ANDI BUSHATI PUNOJN NË DËM TË SHQIPRIS. ÇFAR MUND TI THUASH KSAJ KTO VEMJE FATKEQSISHT JAN SHQIPTAR E KARLO ITALJAN KARO TREGON RALITETIN KTA QENT E MEDJAVE PLER VJELLIN VRER PËR SHQIPRIN. O NON E ZEZ ÇFAR MBAN KY DHE.
PërgjigjuNje artikull me titull: Moraliste vetem ndaj Ardi Veliut dhe turpi i padrejtesive i ketyre ISH- QEVERITAREVE. Tani nese dikush nuk e kupton apo thjesht bën sikur nuk kupton eshte çeshtje tjeter. Konkretisht, gazetari ne artikullin e tij sqaron vleresimi e Pd-s qe bën, duke marre parasysh cilesine historine e tyre kriminale qe ata ofruan ne kete vend te shkretë. Pra per te qene me te qarte ata kritikojne per te bere numra.
PërgjigjuEshte turp per te gjithe ne qe ne krye te policise te jete dikush qe per te justifikuar dhunen e policeve ndaj nje adoleshenti germon e publikon video te nenes se djalit dhe e leme pjesen tjeter. Policet me sa duket i zgjedhin sa me injorante
PërgjigjuVotat deshi Ei Rama dhe vota I dhame. Tani o futi ne burg qelbesirat e atij sistemi te kalbur ose nuk ke per te marre me vota
PërgjigjuHallall karlo Bolino vetem ti i bje kokes ketyre zagareve te Berishes. Na cane k... gjithe keto vite dhe nuk kane surrat te flasin prape.E hongrem njiher ne 2005 se ujku u vesh si dele
PërgjigjuQuello che io non capisco è cosa c'entra il PD con il fatto che il suddetto direttore generale della polizia ha mentito spudoratamente davanti al parlamento, ha giustificato la violenza della polizia su un minorenne diffamando la madre del ragazzo. A me non me ne frega proprio niente della politica ma quelli che ti danno ragione buttandola in politica o sono dei dementi o fanno parte nella ragnatela mafiosa che ha immobilizzato il paese da 30 anni. Caro signor "giornalista" se oggi la polizia compie atti di violenza versò i cittadini non si può in nessun modo giustificare con il fatto che così faceva anche l'opposizione quando era al potere.
PërgjigjuSiv, qui tutto è politica, ma anche questa non è una specifica esclusiva dell'Albania: l'Italia e il mondo non sono molto diversi.
Carlo, infatti io non voglio proteggere nessuno dei schieramenti politici, semplicemente voglio rimarcare l'atto vergognoso nel diffamare la madre del ragazzo per giustificare così la violenza della polizia. La cosa buffa che noto ogni volta che vengo in Albania è che appena provi a criticare qualche problema la buttano subito in politica.
O Thanaq, e di shumë mirë se Karlo e di shqipen. Para se të më korrigjosh mua mëso vetë njëherë të shkruash. Gazetat dhe televizionet shqiptare janë mbushur plotë me njerëz që përdorin fjalë të huaja vend e pavend. Pastaj Karlo është italian që përdor shqipen kur u drejtohet shqiptarëve, unë përdor italishten meqë po i drejtohem një italiani. Nuk e kuptoj përse përziheni në këtë diskutim nëse nuk ju pëlqen mënyra se si është ndërtuar. E fundit ,përsa i përket katundarisë unë jam qytetar që prej 543 viteve. E njoh mirë historinë e familjes sime,ti mund të thuash të njëjtën gjë ?
O bobi pikes i ke rene. Na bejne sikur kan rene nga qielli keta tipat dhe my dy muaj ne itali harrojne shqipen. Po meqe ky ticioja paska harru shqipen, si e paska kuptuar tere ate shkrim. Shqipo hesapi thuaj
Caro Siv, non so se tu sia italiano o albanese, ma certamente conosci l’Italia e probabilmente ci vivi. Prova a riguardarti le immagini di un reparto di polizia o carabinieri impegnati in una qualunque operazione di sgombero a roma, napoli o milanon e confrontala con le scene viste a Tirana. Non ho mai visto nessuna polizia europea (per non citare quella americana) convincere qualcuno con i fiori, e in ginocchio da loro. Sii realista e non fare pure tu l’ipocrita come le tante verginelle che oggi si scandallizzano per la bugia del direttore della polizia mentre hanno avallato per anni con il loro silenzio, la loro complicita’ o semplicemente per paura i crimiini, gli abusi e le violenze commessi da quel tipo di polizia che basha e berisha sono pronti a riproporre non appena tornassero al potere!!!! Il senso dell’articolo non e’ dare ragione al direttore della polizia e nemmeno giustificare la violenza della polizia in nessuna forma (detesto la violenza, persino quella verbale) ma mi ribello se vedo che i giudici di questa disputa hanno fatto di peggio e non mostrando nessun pentimento rispetto al loro passato, si preparano evudentemente a rifarlo. Del resto sono gli stessi uomini: in cosa li vedi cambiati?
Ja dhe katunari i radhes qe sapo ka zbritur ne itali fillon e thot "E kam harruar fare shqipen". Shkruaj shqip o injorant, se je ne gazet shqiptare, dhe tekstin e ke shqip dhe Carlo kupton sh mire shqip.
Caro Siv non hai capito proprio nulla di quello che scrive Bollino. Il senso del’’ingiustizia e il doppio standard del giudizio sono un grave problema in Albania. Oggi carnefici come Berisha non possono diventare giudici di nulla. E’ come mettere un mafioso a dare giudizi sul operato della polizia
Bravo Karlo. Ke ber nje analiz mjaft brilante dhe domethenese,packa se analistat tan se bejn ose sduan ta bejn. Skrahosohet kurren e kurres qeverisja Edi Rames me koleren sali berisha . Gjithmon kur ka qeverisur ky monster ka mbjell kobin edhe me shum se regjimi totalitar. Turp per keta qen qe kerkojn te marin perseri drejtimin e shtetit. Keta qener duhet te japin llogari per krimet dhe vjedhjet e bera ne kurriz te popullit. Ku u ka ngelur moral ketyre qenve. Keta cfardo qe te bejn , populli eshte zgjuar dhe do tu jap ate qe meritojn sic jua dha ne 2013. Populli eshte mbushur me genjeshtrat e tyre ska me qofte ke daja. Edhe njeher HALLALL Bolino je i madh.
PërgjigjuKet vend e ben vetem Flamur Noka ose Nard Noka
PërgjigjuPer ty Karlo: E thua gafa,po te kishe kerkuar pak me shume mund te kishe gjetur dhe shprehjen "shkau-gau", per ti minimizuar vleren e paaftesise se DP. se Policise. Minimizuar se eshte organ qe kryen hetime, por cfare hetimi mund te presesh kur kreu i institucionit, nga hetimet qe ka kryer per te denigruar ate familje, gjeti ca pjese filmi dhe sherbeu si te verteta. Kjo sic duket eshte mode nga udheheqja e cilitdo krah politik qe pothuajse eshte i njejti krah. Veprimi i DP. te Policise eshte nje veprim i ulet dhe te nje njeriu pa moral,packa ndjesat publike. Pse do thoni ju? Ne lidhje me incidentin duhet te flitej vetem per te dhe per asgje tjeter. Nqs dalin informacione qe mamaja e Ardi Veliut ka pas dashnore, atehere mua si qytetar i thjesht me ngelet ti them sa here ta shikoj, packa se kush eshte, ti therras " O i biri i kurve, plaken tate e ka pas dashnore filani" dhe me aq informacion sa kam un( si kunder dhe drejtori qe aq sa kishte) nuk ma heq te drejten njeri ti therras keshtu packa se eshte kush eshte dhe eshte i veshur me rroben e shtetit. Ke retorike shume te anuar, por dhe kjo si artikulli eshte pune e jotja.
PërgjigjuFutini brenda keto kolere te P.D -L.S.I NJERI THOT JAM DEMOKRAT TJETRI KOMUNIST eSHTE NJE ALEANCE hIBRID ,kURRE NUK NDOLLIN KESISOJ PALO-PARTISH TE BEHEN MIQ kUSH E NJEH DEMOKRACINE E GJYKON ME MIRE SE ATO QE FSHIHEN MBAS KESAJ KOLERE QE KANE LENE KETE POPULL VARE. KANE VJEDHUR AQ SA SEBASHKU JU SHQIPETARE NUK I ARRINI KETO BUZAGAS KAMELEONE DHE BASTARDE TE KOMBIT
PërgjigjuBravo Bolino.Nuk krahasohen krimet e Sb qe ka vrare vete mbi 20.000 mjerz,apo ato te Gazidedes,A Shehut me ato te Edi Rames me A.Veliun.Por kriminelet ate detyre kane te shpifin dhe te fundosin te tjeret. Pa u denuar krimet e Berishizmit ne 30 vire,ky vend nuk do te ket qetesi. Dhe kriminelet i denon drejtesia.Por ajo eshte e kapur nga Salizmi qe ne 1992.Ku 60 % e tyre i ka kapur vetingu dha Saliu,Meta kerkojne ti kthejne perseri te vjedhin bashke si ne 25 vite
PërgjigjuO Carlo,ne vend te denosh sjelljen e Veliut e justifikon me sulme ndaj opozitës.Nuk i heq asnje presje asaj qe ke shkruar per Salen por ne votuam keta se u merzitem me ata.Kjo nuk do te thote qe meqenëse ata te tjeret silleshin keq edhe keta jane te justifikueshem.Veliu meqenëse nuk ka integritetin moral te japi dorëheqjen,duhet shkarkuar.Kaq ketu mbyllet muhabeti.Ca ishte dje,iku.Sot ca po behet?
PërgjigjuAqif nuk krahasohet policia e para trembdjetes me policin e vitit 2020 . Ka raste per kritika sa te duash. Ka dhe elementa qe perfitojme,ka edhe te paaft,por edhe ne si popull jemi mesuar me nje cik dhun dhe nuk mund te rrim pa ber provokime e heqim veten per Cuba. Dhe policet gjak shqipetari kan dhe sdurojn tu besh pordh.tung.
Zoti Bollino, clidhje ka opozita ne kete mes? Apo e kaluara e saj xhanem. Ne si njerez, qytetare patem mundesine dhe pame se si nje drejtor policie skandalin e keqperdorimit te shterngimit policor e coi nje nivel me lart, me ate te denigrimit te dinjiterit njerzor te nje gruaje, nene. Nje abuzim dhe papergjegjshmeri ekstreme. Ne nuk do te mesonim per kete nese nuk do kishim pare videon. Dhe nuk eshte vetem opozita oor te gjithe ne qytetaret. Perfshore ty. Nuk te ben fare pershtypje kko sjellje e ketij zyrtari? Ne ngjarjet e 96-97 ishte pikerisht Qeveria qe kishte faje dhe pergjegjesi per abuzimin e skajshem me te drejtat dhe lirite e njeriut. Edhe sot 20 vite me pas po Qeveria eshte ne faj dhe pergjegjesi. Me kete merru z. Bollino e arsyeto, qe per ne qytetaret nuk ka rendesi kush i fiton zgjedhjet, por Qeverisja e mire. Dhe per dijeni maxhoranca me opoziten se bashku as me shume e as me pak jane jashqitje qe kurerbojne te njejten ere!
PërgjigjuJu te pd se mend nuk zini se e kini bosh ja i ka qir saliu ja u ka bo vrim
Nuk zini mend ju fe PD ose jeni budallenj dhe kaq kuptoni, ose jeni kriminele. Nuk ka rruge te mesme per ju.
Prandaj s’behet ky vend se per cdo gje qe bejne rilindasit jeni ju gjithmone qe justifikoni veprimet e tyre duke krahasuar me cfare ka bere PD ne te kaluaren. Thua se njerezit qe jane kunder kesaj qeverie duhet medoemos te jene mbeshtes te PD. Jeni nje hale te gjithe
PërgjigjuPo si thua zot rote ato ti harojm !? Je djegur gje nga ata ti !? Prandaj qepe se nje sali je
Bravo
Je 10 hapa para te tjereve per arsyen e thjeshte se ke nje logjike te pakundershtueshme qe lind nga fakte te pakundershtueshme. Haleistet qe nuk shohin kete kane probleme truri ose xhepi
PërgjigjuNje analize perfekte bravo karlo!te ndjekim vazhdimisht si ne studjo edhe ne analiza.meriton respekt per vendosmerin me te cilen je perballur me nje regjim gjakatar si ai i sali berishes.meriton vetem respekte!
PërgjigjuKy i numeron, por nuk ju ben dot fje. Ata qe duhet ti fusim ne burg jemi ne, populli, por ne fleme gjume.
PërgjigjuBravo Carlo, nuk harrohen ato qe ka berë ky qe as emrin nuk mund ta permend.
PërgjigjuKa nji dhe vetem nji qe ja numeron ne sy ketyre plehave osht italiani Bolino
PërgjigjuKarlo Bolino eshte i vetmi gazetar ne Shqiperi! Urime dhe suksese!
PërgjigjuHarruat kur Sali Komunisti i Fundit e quante ish KryeProkuroren =Lavire Bulevardi..
PërgjigjuKarlo Bollino burr me personalitet e me një intelekt për tu pasur zili. E shtjellon çështjen prefekt e jashtëzakonisht të pastër. Të gjith kta kriminelët e qenit bastard malokut mut salhe spiuni sërbit e ish sekretari partis punës lëvizin të lir se Shqiptarët jan popull ... që nuk u tregojn vëndin ktyre kriminelve që ju kan vrar fmijët baballarët vllezrit e motrat. E qeni psikopat bajga salhe bredh i lir se po të ishin jo shum po nja 10 Avni Rustema ...salhe ishte qëruar me koh ky wc publike. Po mir ju a kan bër debilve që jetojn për të ngrën buk.
Përgjigju