Bollino: Një propozim alternativ për të mbrojtur edhe ata 81 mijë pensionistë që jetojnë vetëm në Shqipëri

28 Mars 2020, 16:13| Përditesimi: 28 Mars 2020, 16:19

  • Share

Nga sot në orën 13.00, 655.000 pensionistë shqiptarë janë në ''arrest shtëpie'' pa afat, sipas një urdhëri të autoriteteve shëndetesore për t'u mbrojtur nga koronavirusi. Për ata, nga sot e deri në një urdhër të dytë, është e ndaluar të dalin nga shtëpia, edhe në oraret kur të tjerëve u lejohet. Është e ndaluar edhe për të dalë për të bërë pazar, ose për të shkuar në farmaci. Një karantinë totale që vendoset në bazë të moshës, deri tani ka pak precedent në 150 shtetet e tjerë të cilët janë prekur tashmë nga pandemia. Një masë ekstreme e cila nuk përjashtohet që të mund të imitohet duke marrë parasysh se lufta ndaj virusit po zhvillohet pak a shumë kudo me tentativa dhe eksperimente jo vetëm duke testuar ilaçe, por edhe duke testuar masa parandaluese.

Por eksperimenti që është lançuar në Shqipëri, si në të gjitha “herët e para”, has menjëherë një problem shumë të madh: kush do të kujdeset për 81.000 pensionistët, të cilët, sipas ISSH-së, jetojnë vetëm? Një shifër që mund të jetë edhe më e lartë, pasi nuk llogarit ata dhjetëra mijëra pensionistë të tjerë që jetojnë me një bashkëshort, edhe ai pensionist, ose që rezultojnë në mënyrë formale pjesëtarë të një familjeje të zgjeruar, por në fakt janë vetëm, se pjesa tjetër e familjes ka emigruar.

Është e vërtetë që një pjesë e këtyre të moshuarve mund të kenë në qytet të afërm, të cilët, edhe pse nuk banojnë me ta, mund t’i ndihmojnë. Por është po aq e vërtetë se, me shpejtësinë me të cilën përparon pandemia, asnjë nuk ka patur kohë të bëjë një studim specifik, kështu që asnjë nuk e di me saktësi se sa dhjetëra mijëra pensionistë nga sot janë mbyllur në shtëpi pa asnjë mbeshtetje tjeter familjare.

Sipas qeverisë, këta pensionistë “do të marrin ndihmë nga shteti”. Po si? Sa njerëz do të vejë në dispozicion shteti për të asistuar derë më derë dhjetëra mijëra të moshuar të vetëm? E pastaj, çfarë lloj asistence do t’u jepet? Do të shkojnë t’u bëjnë atyre pazarin, duke blerë sipas porosisë bukë, fruta, djathë, fasule apo atë çka të moshuarit zgjedhin të hanë? Dhe kush e paguan në një rast të tillë shpenzimin? Apo të gjithë të moshuarit e vetëm do të marrin pakon ushqimore të ndihmës sociale? Edhe një pensionist në gjendje të mirë financiare që jeton i vetëm, por që sot nuk ka më të drejtë të shpenzojë paratë që ka vënë mënjanë? Të gjithë pensionistët e vetëm do të trajtohen nga dita e hënë e tutje si të varfër dhe me asistencë?

Dhe kush do të shkojë për ta që të marrë në farmaci ilaçet, për të cilat janë nevojë? Rastet që do të kërkojnë zgjidhje do të ishin me mijëra e kështu që në fund nuk do të zgjidhej asnjë.

Duhet te jemi koshiente qe shteti nuk ka as mjete financiare dhe as burime njerëzore të mjaftueshme për të perballuar këtë detyrë jashtëzakonisht të madhe. Kështu është e qartë që tani se urdhërin ekstrem për të mbyllur në shtëpi të gjithë pensionistët, duke përfshirë ata që jetojnë vetëm, shumë do të jenë ata që do ta shkelin. Po atëhere pse e bë? Përse të shkaktosh panik mes atyre të moshuarve që normalisht respektojnë rregullat, por që nga nesër do të jenë të detyruar t’i shkelin ato për të mbijetuar? Përse të detyrohen gjyshërit tanë të dalin në rrugë si klandestinë, me frikë në zemër se do t’i ndalojë policia, vetëm për të blerë një copë bukë e një kile qepë, sikur të ishin rikthyer në partizanë të rrethuar nga armiku?

Të moshuarit janë kategoria më e dobët në shoqëri dhe me e rrezikuar e kësaj pandemie, por vendimi i qeverisë për t’i mbrojtur duke u vënë “prangat” rrezikon të jetë për ata më e dhimbshme se vetë sëmundja. Besoj se Edi Rama është ende në kohë për ta menduar edhe një herë. Për shembull, duke u rezervuar të moshuarve një fashë orare daljeje të ndryshme nga ajo e të gjithë të tjerëve. Në rast se në orën 13.00 të rriturit e fëmijët kthehen në shtëpi, nga ora 14.00 deri në 17.00 (për shembull) mund të dalin vetëm të moshuarit, edhe ata si gjithë të tjerët pa shoqërues, pa makine dhe vetëm në itinerarin shtëpi-dyqane. Kjo do të kufizonte kontaktet e tyre të afërta dhe do t’u jepte edhe supermarketeve pak frymëmarrje, duke e zmadhuar, edhe pse pak, fashën orare të hapjes.

E dimë që nuk ka receta magjike në këtë emergjencë dhe askush prej nesh nuk e zotëron. Qeveria deri tani ka vepruar me kurajo e shpejtësi, duke arritur deri në këto momente ta minimizojë përhapjen e epidemisë, por të dëgjosh opinione të ndryshme ndihmon të korrigjosh gabimet e të bësh më të mirën në interes të të gjithëve.

Të gjithë i duam të moshuarit dhe duhet të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur mushkëritë e tyre, por me të njëjtën brishtësi siç ata jetojnë, duke vazhduar të përdorim krah strategjive shkencore, edhe zemrën tonë

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Silva: 31/03/2020 22:54

    Z.Bollino ju luten vazhdo dhe sensibilizo! Po ai urdhëri tjetër që komunikoi Ahmetaj ishte më interesant! Lejohen të punojnë edhe mbi 8 ore fasonerite për këpucë dhe call center (dmth aktivitete complete out off) dhe vazhdon ndalim qarkullimi për mbi 67 vjeçaret për të hedhur plehrat, blerë ushqime e ilaçe (aktivitete mjaft sensitive per nga vetë natyra pa llogarit amplifikimin për shkak moshë)???!!!??? Absurditet!!! Dior ndërroi linjën e prodhimit nga parfum në kamicia dhe maska sanitare ndryshe stop.... Këta lejojnë bujqësi, ndërtim etj dhe tani edhe xhiro vetëm që në drejtimin e kundërt : të tjerë X Y Z, gjithmonë njerëz në këmbë drejt pensionistëve '' derë më dere''. Trajtim kolektiv ndaj pensionisteve në shek 21 kur bota po përmirëson trajtimin individual të tyre që njëri nuk i ngjan tjetrit

    Përgjigju
  • Besi: 31/03/2020 10:57

    Jam shume dakort me zotin Bollino ka pensionista qe jane ne gjendje shendetesore me mire se nje 50 vjecsr qe eshte i zoti t'i përballoj vete punet e tija bie fjala duhet te derdhim plehrat duhet te therasim bashine se s'kemi as kazane plehrash afer bredhin me plehra neper duar pensionistëve t'u vihet nje orar tjeter per te mbaruar punet e tyre

    Përgjigju
  • Lui: 30/03/2020 20:52

    Parimisht jam dakord me z Bollino. Por ajo fjala e urte “ Sipas vendit behet kuvendi “ vlen shume ne kete rast. Ata ( pensionistet ) “ denuan “ veten duke abuzuar me shtetin qe na kerkoi vetem ndergjegjsim. Sepse rrinin gjithe diten neper parqe e lulishte duke luajtur e duke u ngrohur ne diell. Nese do ishin te vetedijshem qe thjeshte duhet te benin pazarin per ushqime dhe medikamente e te qendronin ne shtepi, kjo mase nuk do ishte e nevojshme. Megjithate duhet thene qe u abuzua edhe nga shume te tjere jo pensioniste.. Dhe pasoja ishte kjo mase. Le ta “shijojme” tani.

    Përgjigju
  • Kristi: 30/03/2020 05:03

    Shume i kujdesshem z. Bollino. Urojme qe te te degjohet fjala.

    Përgjigju
  • CaBone: 29/03/2020 23:55

    Si gjithmone Z. Bollino Super. Ske as ca te shtosh as te heqesh me gje. Respekte si gjithmon per ju.

    Përgjigju
  • Fatmir: 29/03/2020 22:45

    Zoti kryeminister Ju bej thirrje te hapur per te rishikuar edhe nje here "Ndalim qarkullimin" qe kini vendosur per pensionistet vetmitare per tua lehtesuar jeten dhe respektuar distancimin social duke vendosur nje fashe orari 14 deri 16 per te plotesuar nevojat bazike te tyre-marrja ilaçeve ne farmaci dhe buke/uje ne dyqan.

    Përgjigju
  • Vladimir: 29/03/2020 21:37

    Pensionistet te kene fashen e tyre kohore per te dale dhe te mbarojne nevojat e tyre.

    Përgjigju
  • puna: 29/03/2020 16:02

    si po vjen puna po nuk na vrau virusi do na vrasi uria,posht diktatura,zoti ju vraft qenat mutit.Shqiptar flini gjum,zgjohuni kur mos keni ma buk,kur mos keni me buk organizatoret e krimit sdo ti gjeni dot me,flini rraz e poshme flini se nuk do ta keni te gjate,do hami njeri tjetrin sic kan bere kinezet ne kohen e maos

    Përgjigju
  • Shpresa: 29/03/2020 12:30

    Faleminderit per kete propozim! Eshte per te ardhur keq qe qeveria nuk ka marre parasysh ngarkesen mendore qe u jep pensionisteve zbatues te rregullave. Burg pa afat? Per te mos folur pastaj per anen praktike te gjerave. Liridaljen ta humbasin ata qe rrine lulishteve, jo ata qe shkojne ne pune te tyre si njerez.

    Përgjigju
  • Qytetari: 29/03/2020 11:36

    Urdheri ne fjale,paksa duhet korregjuar.Cfare ? Mosha - nuk mund te ndalohet te levize nje pensionist i moshes 65-75 vjec,ju siguroj qe shume dhe shume prej tyre,jane me gjendje fizike,me te mire edhe se ata qe nuk jane ne moshe pensioni.Te vendoset mosha : ndalim levizje mbi moshen,p.sh, 75 vjec (?!).Se dyti,koha prej nje ore.Nuk mundet askush te shkoje dhe te kryej pune me tre vende : farmaci,perime & fruta dhe ushqime,e pamundur. Qytetari

    Përgjigju
  • Altin: 29/03/2020 11:21

    Shume absure . Kjo nuk eshte humane te lesh njerzit mbyllur ne shtepi 24/7 Te krijihet nje orar dhe per ato dhe mos te jet i perzier me orarin e te tjerve

    Përgjigju
  • Silva: 28/03/2020 23:30

    Ky është urdhëri me absurd dhe aspak human!! Si mund të kufizosh moshën e tretë fizikisht dhe mendërisht pa asnjë alternativë dhe masa logjistike gati? Ta këshillojë dikush të ndryshojë këtë liridaljen e pensionistëve dhe atë 1 orshin e blerjeve se është për të qeshur dhe qarë gomari!!

    Përgjigju
  • Shqiperia qe i fshehim Italise mike: 28/03/2020 23:01

    Dje dhe sot ne Vlore, ne sheshin e flamurit, aty ku jane zyrat e perkrahjes sociale, nje turme prej mbi 100 te mjeresh qe kerkonin deren e shtetit, gjeten dyerte mbyllur dhe asgje tjter. Nuk eshte politike. I shikoja nga dritarja e nje klinike perballe ku kisha vajtur si paciente. Atehere kuptova sa pak vlere ka jeta jone. Edi Rama me 900 mije euro 3 mije per 30 mjeket qe coj ne itali beri politiken e vet ne kuriz te atyre fatkeqeve qe skishin me se te ushqenin femijet e reckosur dhe shteti social ju tregoj braven e hekurt te mbyllur. Kjo eshte shqiperia tjter e asaj qe nuk shkruan tam tami mediatik i paguar. Dje e pasqyruan medjat Vloren. sot njelloj. Kisha fatkeqesine ti shifja te dya rastet dje e sot nga klinika 30 metra perballe

    Përgjigju
  • Timi: 28/03/2020 20:24

    Pergezime per idene. Shpresojme te merret ne konsiderate

    Përgjigju
  • Faro: 28/03/2020 20:19

    Falenderoj Bolinon që I ka shkuar mendja edhe për pensionistët. Një orar ndryshe nga të tjerët është zgjidhje e gjithdobishme. Ndryshe as plehrat nuk do mund ti nxjerrin.

    Përgjigju
  • Erl: 28/03/2020 20:03

    Bravo z. Bollino! Po jepni një ndihmë shumë të rëndësishme në një situatë delikate. Urojmë që kryeminstri të dëgjoj sugjerimin tuaj dhe të lërë një hapësirë dhe për pensionistët.Fundja dy orë vetëm për ta që të mos përplasen me kategoritë e tjera. Mbi të gjitha është humanizëm...

    Përgjigju
  • Manjola: 28/03/2020 20:03

    Bravo z. Bellino. Kte problem e kam dhe un me prinderit qe jetojne vete. 70 e 73 vjecare. Ne femijet jetojne jashte. Sot dolen e blene ilace per 2 muaj. Jetojne vetem ne durres me qera. Gjith jeten Kan jetuar ne shijak por hyrja eshte e prishur nga termeti. Dmth Kane dhe problemin qe ne durres nuk Kane asnje te aftert dhe nuk njohin asnje njeri tjeter per ti ndihmuar. Kemi merak te madh. Sot na doli dhe pyetja kush do I derdhe plerat? Ti mbajne deti ne fund te luftes ne shtepi te qelben? Propozimin tuaj po e praktikojne disa markete ktu ne gjermani qe te moshuarit te Ken nje orar te caktuar per te blere vetem Ata. Ktu po ndihmojne ne menyre vullnetare shum Student dhe nxenes qe nuk po shkojne ne shkolle. Kte gje nuk po e ve Re ne Shqiperi . Un do Kisha dhe nje propozim tjeter si zgjidhje. Ne komente ne fb te Edi Rames ankohen shum Individe qe nuk Kan te ardhura per arsye te mbylljes se bisneseve dhe I kerkojne ndihma finanziare shtetit. Shteti ti vere kta petsona ne dispozicion te moshuarve ku drejt pageses.nuk Eshte e vetkuptueshme qe shteti te kete punetore sherbimi per pensionistet e vetmuar. Por duhet te shfrytezoje forcen puntore qe po rrin ne shpi dhe ankohet qe nuk marrin rroge. Ne personalisht do ishim te gezuar te kishim nje njeri qe na ndihmon dhe jemi ne gjendje ta paguajme vete. Per pensionistet qe nuk Kane mundesi te paguajne te kete nje pages modeste nga shteti.

    Përgjigju
  • luani: 28/03/2020 19:32

    Ka shume te drejte zoti Bollino dhe bravo i qofte qe e ka menduar kete zgjidhje.Nuk ka mundesi shteti as financire e as njerezore te merret me cdo pensionist ne cdo cep te Tiranes e te co qyteti apo qendre te madhe shoqerore ne shqiperi.Ata duhet te lejohen,nen kushte te rrepta e duke ruajtur distancat e urdherat e dhene nga qeveria te blejne buke e ushqime.Dhe sikur femijet e tyre te jene ne te njejtin qytet,ata kane hallet dhe friken e tyre se mos semuren keshtuqe eshte jashtezakonisht e veshtire te merren me ta,edhe sikur marredheniet e tyre me prinderit te jene te mira.Te mos harrojme se shume familje kane marredhenie te keaia per shkak te pronesive,te bacave e kopeshteve etj etj.Mos i vdisni para kohe dhe me detyrim.Zgjidhja qe jep zoti Bollino eshte nje zgjidhje e aresyeshme,qe ja vlen te merret ne konsiderate nga kryeministri!

    Përgjigju
  • Emini: 28/03/2020 18:31

    Situata e luftes kunder koronoviruesit eshte ajo qe flasin mjeket,Kryeministri Rama dhe Gazetaret ne terene qe i percjellin hap pas hapi ne medjo.Sigurisht cdo shqiptar i madh dhe i vogel ne vendin tone,mendoj se eshte sensibilizuar, rreth ketije rreziku.Per pasoje pjesa me e madhe e tyre zbatojne te gjitha rregullat duke i qendruar sa me large rrezikut epidemik. Eshte e vertet qe rrisku me i madhe eshte te pensjonistet , te cilet dhe ato vehte jane mesetendergjegjeshem,por penalizimi i tyre per ti mbajtur te mbyllur, jasht cdo lloje kategorije socjale nuk eshte i drejte,pasi ju privon atyre ate cka eshte me e nevojshem dhe e domozdoshem :Ajeri,dielli dhe levizja qofte ne distanca te vogla.Njekohesisht ju privon atyre te drejten per te mare nje ushqim te perzgjedhur apo Ilace ne farmaci.Sot lexova te portali Rep.Tv.nje prononcim,propozim dhe ide te gazetarit te njohur,analistit dhe publicistit zt Karlo Bolina,i cili shpjegon dhe argumeton faktin,se si shteti Kryeministri Rama, duhet ye zgjithi problemin e levizjes ,ne kushtet e kufizura te situates epidemise per pensjonistet,,duke argumetuar cila duhet te ishte rruga e arsyshme per ti adhur ne ndime kesaj shtrese,qe vertet eshte ne hall ekonomik dhe ate te sherbimit,duke i bere thirrje Kryeministrit Rama, te rishikoje masat e radikalizimit per kufizimin e plote te levizjes se pensjonisteve ne keto situata,te cilet mund te jene mee afat me te gjat.Une personalisht mbestes zot Bolina,pasi edhe une si pensjonist dhe qytetar i Tiranes,kam shprehur nje shqetesim te tille.Kujdesi ndaj pensjonisteve duhet te jete ne qender te vemendjes te Shtetit,Kryeministrit dhe shoqerise.Respekti ndaj tyre duhet te jet human e njerzor.Ekam thene dhe perseri vazhdoje ta perserise,,si qytetar dhe pensjonist.Pensjonistet nuk mund te jene ato , e keqa e kesaj fatkeqesije naturore,ose mesakt mbartes apo perhapes i ketij viruesi vdekje prures, pasi cdo lloje moshe mund te jete ,mbartes dhe perhapes i epidemise,prandaj sejcili, duhet te ndergjegjesohet per vetmbrojtje. Mare shkas nga ky komet,edhe njeher pershendes sensibilizimin para opinjonit puplik dhe atije medjatik shqiptar, te Gazetarit Karlo Bolina, i cili jep opinjonin e tije, si duhet qendruar me afer shtreses qe kameshum nevoje per ndime e qetesi shpirterore te pensjonisteve, me sresyetimin :Cfar duhet beje Kryeministri e gjithe shoqerija ne kete situata.Jo duke i mbyllur pensjonistet ne kater qoshet e murit brenda ne shtepi,por letesimi i kushteve per daljen e tyre jasht karantines se mbyllur ne Orare e distaca te vogla per te veteleviziur.Sigurisht ata qe i kane mundesit fizike.Koha me e pershtateshme pasi edhe Ora e veres ndryshon dhe koha fillon e ngrohet, eshte ajo qe pershkruan zt Bolina,te cilen e mbeshtes dhe e falenderoj. Per vizjonin qe aji jep.

    Përgjigju
  • Fatmir: 28/03/2020 17:54

    Nje analize reale dhe nje sygjerim human. Specialistet duhet te propozojne nje fashë orari për pensionistët e vetmuar dy orëshe psh nga ora 13 deri me 15 për te garantuar nevojat bazike te jetes kësaj shtrese vulnerabel për të plotsuar minimalisht nevojat në farmaci dhe bukë/ujè.

    Përgjigju
  • Ilir: 28/03/2020 17:18

    Bravo z. Bollino per sensibilitetin! Mendoj qe vullnetarizmi(volontariato) duhet te nxitet te filloje nga diku. Ka plot te rinj qe mjaft ti "zgjoje" dikush. Gjithnje ne respekt te rregullave e rrethanave.

    Përgjigju
  • Skender: 28/03/2020 16:36

    Ju falenderoj zoti Bollino per kete mbeshtetje dhe per sugjerimin tuaj per nje fashe orare ne dispozicion te pensionisteve. Ndryshe do te ndjehemi si te burgosur ne shtepi, aq me keq po te jete nje denim i zgjatur ne kohe. Edhe njehere, mirenjohje.

    Përgjigju
    • Qytetari: 28/03/2020 19:58

      BRAVO Z. BOLLINO ! VERTET KA KOHE PER NJE ZGJIDHJE TE MIRE KURDOHERE QE ESHTE DESHIRA ! REALITETI TEK NE KA TREGUAR QE KJO KA NDODHUR,BRENDA KUSHTEVE REALE QE KEMI!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?