Politikë

Bollino: PD shpëton nëse ikën përgjithmonë Berisha dhe klani i tij i kamikazëve politikë

14 Maj, 18:57| Përditesimi: 14 Maj, 19:08

  • Share

Gazetari Carlo Bollino komenton në Report Tv rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe raportin paraprak të OSBE-ODIHR. Në emisionin ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, gazetari Bollino publikoi edhe një raport të OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Itali të vitit 2022. Bollino lexoi pjesë nga raporti ku OSBE-ODIHR rendit 14 vërejtje për shtetin Italian që duhet të plotësojë standardet. Sa i takon raporteve për Shqipërinë, Bollino thotë se që nga viti 1992, në të gjitha raportet që janë bërë, ka pasur përmirësim.

“Nëse krahasojmë vërejtjet që kanë patur nga viti 1992, dhe gjithë raportet që janë bërë, ka një përmirësim konstant, por gjithmonë ka vërejtje. Kam një raport që është bërë nga OSBE-ODIHR në vitin 2022 për zgjedhjet italiane, ka 14 vërejtje për zgjedhjet se si votohet ne Itali. Këtu ka vërejtje për transparencën mbi financimin e zgjedhjeve, aksesi i medias, shpifje që është akoma vepër penale, transparenca mbi menaxhimin e procesit zgjedhor, mundësia për të verifikuar procesin për regjistrimin e kandidatëve, akses për të gjithë kandidatët, financim i fushatës zgjedhore dhe financimi i forcës politike”, thekson Bollino. 

Sa i takon humbjes së thellë që PD pësoi në këto zgjedhje, Bollino shprehet se Partia Demokratike shpëton vetëm nëse Berisha dhe klani i tij i kamikazëve politikë ikin përgjithmonë nga partia.

Gazetari Bollino thekson se njerëzit kurrsesi nuk e duan më një politik “alla Noka” apo “alla Këlliçi”, për të cilët thotë se nuk bëjnë gjë tjetër veçse imitojnë politikën që Berisha ka ndjekur prej vitesh atë të dhunës, shpifjeve dhe kërcënimeve.

“Nëse nuk largohet i pari Berisha, bashkë me grupin kamikaz që Berisha ndërtuar dhe ka drejtuar PD duke përdorur dhunë, shpifje, kërcënime e shantazh si instrument politike. Këto instrumente politike kanë dështuar. Politika alla Këlliçi, alla Noka ka treguar që nuk ka asnjë impakt në zgjedhje, njerëzit nuk e duan këtë fjalor agresiv, vulgar e kërcënues. Mjafton ta shohësh se kush janë figurat brenda listës së hapur që janë më të votuarit, janë figurat e moderuar që kanë marrë më shumë vota, edhe në primare, por që Berisha i ka poshtëruar duke i përjashtuar nga lista e sigurta”, shprehet Bollino.

Në fund, Bollino shprehet se Berisha nuk është non grata vetëm nga SHBA e Britania e Madhe por edhe nga populli shqiptar dhe këtë nuk ka lobim në botë që mund ta ndryshojë.

“Njerëzit i besojmë më shumë Ramës sesa Berishës, pavarësisht nga fakti është non grata po jo. Ai është non grata jo vetëm për Amerikën e Britaninë e Madhe, është non grata edhe për shqiptarët. Kjo është arsyeja përse ka humbur. Nuk ka lobim në botë që mund të ndryshojë një shpallje non grata nga populli. Nuk ka mashtrim dhe manipulim në botë që mund ta ndryshojë një rezultat zgjedhor, kur populli do të kundërtën”, thekson ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?