Genoa 2-0 Bologna

Bologna hap fals, Genoa e mposht 2-0! 'Hirushja' e mbyll Serinë A në vendin e 4-t, 'buzëqesh' Juvja

24 Maj, 22:49| Përditesimi: 24 Maj, 22:58

  • Share

Serie A këtë të premte nisi raundin e 38-të dhe të fundit të sezonit. Në 'Luigi Ferraris' Genoa fitoi 2-0 kundër Bolognas. Miqtë e Thiago Mottas befasuan me humbje, teksa humbasin edhe vendin e tretë që për momentin mbahet nga Juventusi.

Ishte Malinovski në minutën e 13-të që kaloi në avantazh vendasit me golin e tij, pas asistit të Martin. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa Vitinha në të 59 minutë "vulosi" sfidën.

Thiago Motta humbi ndeshjen e fundit me 'Hirushen' Bologna, teksa do largohet pas këtij dueli, me gjasë te Juventus. Me 68 pikë, Bologna mban vendin e katërt, aq sa ka edhe Juvja me një ndeshje më pak.

Renditja

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?