Kristjan Asllani duket se është në prag largimi nga Interi, pasi mesfushori shqiptar nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve. Klubi e ka vendosur në treg, por deri tani 22-vjeçari ka refuzuar ofertat e Sassuolos dhe Betisit, duke preferuar të qëndrojë në Serie A.
Sipas 'Gazzetta dello Sport', Bologna është futur fuqishëm në skenë në orët e fundit. Dëmtimi i Leuis Ferguson, i cili do të mungojë për një muaj, ka shtyrë kuqeblutë të kërkojnë një zëvendësues të menjëhershëm. Drejtuesit Marco Di Vaio dhe Giovanni Sartori besojnë se Asllani do ta pranonte me kënaqësi kalimin në ekip, duke pasur edhe mundësinë të luajë në Europa League.
Interi kërkon 18 milionë euro për kartonin, shifër që konsiderohet e lartë nga Bologna. Palët nuk përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje huazimi që mund të konkretizohet në ditët e ardhshme, diçka që do ishte edhe në favor të Interit për të liruar organikën.
Komente

Rast per hisotori! Nese Bologna fiton scudetto do ishte rast historik Bologna merr 1yll ne fanelle , kjo do e bente Asllanin rrekord pasi edhe me interin ja shtoj nje yll fanellesh edhe Bologna e ka si opsion teorik
Përgjigju