Foto ilustruese

Bota

Bolonja/ Mbante të fshehura në frigorifer 15 kg drogë, arrestohet shqiptari 52-vjeçar

26 Korrik, 17:08| Përditesimi: 26 Korrik, 17:11

  • Share

BOLOGNA- Policia italiane e Bolonjës ka goditur një rast të trafikut të sasive të konsiderueshme të drogës gjatë orëve të fundit.

Skuadra operacionale njoftoi se prangosur një 52-vjeçar shqiptar, i cili po fshihte 15 kg drogë lëndë narkotike në një apartament në ‘Via Bigari’. Ndërhyrja erdhi pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit në zonë dhe të dhënave se ai posedonte lëndën narkotike në banesë.

Kontrollet e oficerëve i çuan brenda frigoriferit të të dyshuarit, ku u gjetën të fshehura 25 pako celofani që përmbanin hashash dhe 5 të tjera që përmbanin marihuanë, me një peshë totale prej afërsisht 15 kilogramësh.

Shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve dhe u dërgua në Burgun e Dozzës, në pritje të një seance dëgjimore për dënimin.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?