Bolzano- Një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë është goditur nga Policia e Bolzanos në Itali, teksa kryenin grabitjen në seri të hoteleve të zonës mjaft të frekuentuar nga turistët.
Sinjalizimi është dhënë natën e 1 marsit, teksa patrullat shkuan në Avelengo, ku u raportua se 3 persona kishin depërtuar nga dritarja brenda një hoteli për të vjedhur.
Kur mbërritën në zonë, karabinierët nuk i gjetën të dyshuarit, por zbuluan gjurmë të freskëta në dëborë, të cilët i ndoqën dhe që i çuan tek një tjetër hotel.
Njësia e Meranos ka ndërhyrë menjëherë kur panë 3 ‘skifterët’ në plaçkitje. Por u është dashur të përfshihen në një përleshje me agresorët. Dy prej të dyshuarve arritën të largoheshin, kurse i treti, një 26-vjeçar shqiptar, u arrestua.
Vetëm ndërhyrja e shpejtë e karabinierëve siguroi që të dy objektet e akomodimit të mos vidheshin. Pas përplasjes së dhunshme fizike, dy karabinierët kanë pësuar lëndime të ndryshme , për të cilat është dashur të kërkojnë mjekim në Urgjencë, informon media e vendit fqinj.
I arrestuari u mbajt në burgun e Bolzanos, në dispozicion të organeve të drejtësisë, në pritje të seancës për vërtetimin e arrestit, teksa po vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorët.
Komente

Na çmenden keto kriminelat pellazg, ti fusin ne burg e te kalben aty se mire e kan
Përgjigju