'Bomba' e janarit/ Donnarumma refuzon rinovimin, Inter-i gati t'i marrë portierin Milanit

29 Dhjetor 2020, 13:19| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 15:27

  • Share

Mediat italiane kanë plasur sot një ‘bombë’ që përfshin Inter-in, Milan-in dhe portierin e ‘djallit’ Donnarumma. Sipas ‘Corriere della Sport’ zikaltërit janë duke tentuar të blejnë një nga pikat më të forta të Milanit, për shkak se Handanovic nuk jep më siguri edhe për faktin e moshës.

Sakaq portieri 21-vjeçar ka kontratë deri në fund të sezonit me Milanin dhe deri më tani nuk ka pranuar të ulet në tavolinë për të rinovuar. ‘Djalli’ i ka ofruar Donnarumma-s një kontratë me 7.5 milionë euro në sezon, por agjenti i tij ende nuk është bindur.

Nëse një transferim i tillë do të bëhej realitet atëherë nuk do të kishte lajm më të keq se kaq për tifozët e Milanit, të cilët këtë sezon shpresojnë të rikthehet ekipi i vjetër. Sakaq Beppe Marotta, administratori i Interit ka marrë konfirminin e presidentit Zhang për të vijuar operacionin Donnarumma.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?