TIRANE-Pas disa ditësh insistim sot një zyrtar pranoi që të flasë për 'bombën ekologjike' të lumit në pjesën e bashkisë së Vorës. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ishte sot me specialistin e pronave dhe pyjeve të bashkisë Vorë Ardian Garipi në këtë pjesë të lumit në urën që lidh kryeqytetin me Qafë Kasharin dhe Rinasin.
Garipi tha se bashkia nuk e ka në kompetencë lumin dhe se për situatën duhet që të përgjigjet agjencia e menaxhimit të burimeve ujore. Ai tha se bashkia me stafin e saj mund të bëjnë një pastrim të lehtë, por nuk kanë mjete dhe mundësi dhe se për këtë duhet të marrin leje, pasi është jashtë kompetencave të tyre.
"Në lidhje me shqetësimin tuaj, bashkia Vorë ngriti një grup pune dhe bëmë verifikimet, u konstatuan mbetje ndër vite. Prurje të ardhura nga qyteti i Tiranës. Për këtë punë kompetente është qeveria. Lumi nuk është në pronësinë tonë, por të shtetit, ne kemi vetëm pyllin. Pronari i lumit nuk jemi ne, por shteti. Duhet një bashkëpunim, edhe nëse do të ndërhyjmë duhet të marrim një leje. Për pastrimin e këtij shtrati kompetente është agjencia e menaxhimit të burimeve ujore" tha ai.
Report Tv po e ndjek këtë problematikë prej disa ditësh, ndërsa ping-pongu mes institucioneve vijon, edhe pse Sandër Lleshaj tha pak dië më parë se do të nisë aksioni në të gjithë vendin për pastrimin e lumenjve.
Pergjigjja zyrtare e bashkise Vore ndaj Report TV
Intervista e plotë e zyrtarit të bashkisë së Vorës Ardian Garipi për Report Tv
Si është puna juaj këto ditë pandemie?
Kemi punuar me vështirësi, kushtet janë të tilla me staf të reduktuar me masa mbrojtëse, doreza dhe maska.
A është normale kjo situatë?
Kjo nuk është normale. Në lidhje me shqetësimin tuaj, bashkia Vorë ngriti një grup pune dhe bëmë verifikimet, u konstatuan mbetje ndër vite. Prurje të ardhura nga qyteti i Tiranës. Për këtë punë kompetente është qeveria.
Kush është institucioni që duhet të nisë pastrimin?
Për pastrimin e këtij shtrati kompetente është agjencia e menaxhimit të burimeve ujore.
Si mund të hiqen?
Ne ofrojmë mbështetjen për bashkëpunim për heqjen e drurëve për akumulimin e mbeturinave. Nuk kemi ekskavatorë për pastrimin e lumit. Prefektura ndau shqetësimin me ne, ishin të shqetësuar si ne. Na ofruan bashkëpunim.
Po institucioneve të tjera u keni trokitur për të sistemuar këtë pjesë?
Zgjidhja është një filtër në dalje të Tiranës, pasi prurje do të ketë vazhdimisht edhe pas reshjeve do të jetë e njëjta situatë.
Ku derdhet ky lumë?
Bashkohet me Lanën e Tiranës dhe përfundon në grykëderdhjen e Ishmit.
Keni staf për të kontrolluar?
Mbetje urbane nuk besoj se ka, por janë mbetje të përrenjve të vegjël që derdhen më pas në lumë
Nëse nuk ju ndihmojnë institucionet e tjera do të nisni pastrimin?
Atë mund ta bëjmë me stafin, por nëse nuk merren masa nga lart nuk ka zgjidhje
Kur është hera e fundit që keni qenë këtu?
Vijmë shpesh se monitorojmë pyjet, por lumi nuk është në pronësinë tonë, por të shtetit, ne kemi vetëm pyllin. Pronari i lumit nuk jemi ne, por shteti. Duhet një bashkëpunim, edhe nëse do të ndërhyjmë duhet të marrim një leje.
Ka një strategji si mund të menaxhohet kjo pasuri, lumenjtë i kanë atraksion vendet e tjera, ju keni një projekt, cfarë mund të bëhet?
Po mendojmë sistemimin e shtratit nga Ura e Limuthit te ura e Gjolës, me prita, pyllëzime dhe një pistë biçikletash në shtratin e lumit.
Po pastrimi kur do të nisë?
Së shpejti, do të komunikojmë me bashkinë, për një pastrim simbolik por do mjete. Por me plastikat mund të arrihet.
Ore injorant kryetar fshatar ngrihuni ore pastroni lumin dhe leri se i kujt eshte dhe nga vijnë ndotjet. Ju jeni aty dhe banoni aty kaq të pandjeshem jemi o qyqare? Kaq populle i gogesitur? Yyyyyt qafire turp!
Përgjigju