Pamje nga lufta në Ukrainë

Lufta/ Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

2 Shtator, 07:07| Përditesimi: 2 Shtator, 07:55

  • Share

Rusia nuk tërhiqet nga bombardimet masive në rajonin e Ukrainës, teksa synon Kievin dhe qytete të tjera me një breshëri dronësh, raketash dhe balistike.

Trupat ruse vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Donetskut, në Ukrainën lindore, por përgjigja e Kievit ndaj valës së bastisjeve të rënda në termocentralet ukrainase ishte e menjëhershme.

Kjo është bërë e ditur nga ushtria ukrainase. Disa seri shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin ukrainas, duke i detyruar banorët të strehohen në strehimoret e sulmeve ajrore.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitschko, tha se shërbimet e urgjencës janë aktivizuar në rrethet Holosiivskyi dhe Solomianskyi të Kievit. Një person u plagos nga rënia e mbeturinave në lagjen Shevchenkivskyi, tha Klitschko, raporton “La Repubblica”.

"Për çdo gjë do të ketë përgjigje. Armiku do ta ndjejë", shkroi kreu i zyrës presidenciale, Andrii Yermak, në faqen e tij në Telegram pas sulmit.

Raketat e lëshuara nga forcat ruse goditën një jetimore dhe një qendër aty pranë për rehabilitimin socio-psikologjik të fëmijëve në Sumy, në veri të Ukrainës, ku të paktën katër persona, dy prej tyre fëmijë, u plagosën. Këtë e shkruan media ukrainase, duke cituar administratën e rajonit Sumy.

Një sulm masiv me dron kishte në shënjestër Rusinë pa shkaktuar asnjë viktimë. Në vend të kësaj, rënia e një helikopteri Mi-8 me 22 persona në bord ka të gjitha karakteristikat e një aksidenti.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?