Njerëzit në botën arabe janë rebeluar hapur kundër Izraelit dhe mbështesin Hamasin në lidh me raketën që ra në spitalin në Gaza.
Ndërkohë që rriten pasiguritë në lidhje me përgjegjësit dhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, një sërë demonstratash masive dhe armiqësore ndaj Izraelit dhe vendeve perëndimore po zhvillohen në një sërë qytetesh arabe.
Objektivat e protestave, të cilat herë pas here marrin tone haptazi agresive, janë ambasadat e Tel Avivit dhe SHBA-ve. Gjithashtu në këtë drejtim, një episod shqetësues ka ndodhur në Berlin ku sinagoga është dëmtuar nga hedhja e koktej moltoveve.
AMMAN - Mbi 5000 njerëz u mblodhën pranë ambasadës izraelite në kryeqytetin jordanez. Apelet për të dalë në rrugë u bënë në rrjetet sociale, policia u përpoq të frenonte turmën dhe mbylli rrugët ngjitur me selinë diplomatike.
KAJRO DHE RABAT - Ministria e Jashtme izraelite ka urdhëruar evakuimin e stafit të ambasadave izraelite në Marok dhe Egjipt për shkak të protestave lokale për bombardimet në Rripin e Gazës. Kështu raportoi gazeta izraelite Yedioth Ahronoth.
BEIRUT - Forcat libaneze të sigurisë u detyruan të shpërndajnë turmën me autobotet me ujë, pasi u përpoqën të futen në ambasadën e Shteteve të Bashkuara pas një proteste të organizuar në mbështetje të viktimave të Gazës.
STAMBOLL - Një person humbi jetën dje në protestat masive që u zhvilluan para konsullatës izraelite; sot xhamitë në të gjithë Turqinë kënduan me altoparlantë, thirrjen për unitet dhe kujtim të të gjithë besimtarëve përballë një ngjarjeje të rëndë, një kërcënim urgjent. Kjo nuk ka ndodhur në Turqi që nga viti 2016.
TEHRAN - “Vdekje Francës dhe Anglisë”, bërtisnin protestuesit në Teheran, duke hedhur vezë kundër mureve të kompleksit të ambasadës franceze.
TUNIS – Mijëra protestues u mblodhën jashtë ambasadës franceze për të shprehur zemërimin e tyre kundër sulmit në Gaza. “Shkarkimi i ambasadorit është detyrë”, thërrisnin protestuesit që akuzuan Francën, por edhe Shtetet e Bashkuara, si “aleate të sionistëve”.
TRIPOLI - Një grup demonstruesish të mbledhur mbrëmjen e djeshme në qendër të kryeqytetit libian për të deklaruar solidaritetin me popullin palestinez arritën në ambasadën italiane, duke akuzuar Italinë se mbështet "agresionin e Izraelit në Gaza", raporton Libya Observer.
BERLIN – Një sinagogë u sulmua me koktej molotovi. Sipas policisë gjermane, tempulli i komunitetit Kahal Adass Jisroel në lagjen Mitte u godit me koktej molotovi./ Marrë nga Corriere Della Sera
Izraeli delja e zezë, askush nuk i don se jan pa shpirt e pa fe.
PërgjigjuPse vëllezërit arabë po refuzojnë të pranojnë refugjatë palestinez nga Gaza?!