foto ilustruese

Bota

Bombardimet në Iran, ekziston rreziku i një Çernobili tjetër

20 Qershor, 09:30| Përditesimi: 20 Qershor, 09:34

  • Share

Reaktorë, centrifuga, uranium i pasuruar. Bombat në vendet bërthamore iraniane nuk krijojnë vetëm rrënoja. "Ka shumë materiale bërthamore në Iran, të shpërndara në vende të ndryshme. Rreziku i një aksidenti që shkakton shpërndarjen e radioaktivitetit në atmosferë është konkret" paralajmëroi dje drejtori i Agjencisë  Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi.

Le të marrim lajmin e njoftuar nga Izraeli dje në mëngjes, dhe më pas për fat të mirë të mohuar: bombardimi i centralit bërthamor iranian në Bushehr. "Një sulm ndaj një centrali bërthamor operativ do të shkaktonte një katastrofë radioaktive", komenton James Acton, bashkëdrejtor i Programit të Politikës Bërthamore në Carnegie Endoëment for International Peace, një grup amerikan studiuesish.  

Vëmendja mbetet e përqendruar në Fordoë, një bunker 100 metra i thellë pranë qytetit të shenjtë të Qom, disa kilometra në jug të Teheranit. Këtu thuhet se ka dy mijë centrifuga për pasurimin e uraniumit, në një thellësi që vetëm bombat amerikane "shkatërruese bunkerësh" janë në gjendje të arrijnë. "Diskutimi tani është nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin apo jo të sulmojnë Fordoë", konfirmon Edëin Lyman, drejtor i Sigurisë Bërthamore për grupin amerikan jofitimprurës Union of Concerned Scientists. "Por krahasuar me një central bërthamor aktiv, centralet e pasurimit paraqesin më pak rrezik kontaminimi", thotë Marco Enrico Ricotti, profesor i Centraleve Bërthamore në Politeknikun e Milanos dhe drejtor i masterit në Mbrojtjen Bërthamore.

Rreziku kryesor radioaktiv sot vjen nga reaktori i Bushehrit. Brenda 200 kilometrave nga impianti në brigjet e Gjirit Persik, takohen Iraku, Kuvajti dhe Arabia Saudite. Me një fuqi mesatare-të madhe (pothuajse një gigavat), impianti menaxhohet bashkërisht me Rusinë, e cila furnizon karburant dhe rreth 200 teknikë. "Nuk duhet prekur kurrë. Do të ishte një problem shumë serioz nga pikëpamja e sigurisë bërthamore për të ardhmen", paralajmëroi Grossi. "Goditja e tij do të shkaktonte ndotje të madhe, por nuk mendoj se Izraeli e ka përfshirë atë midis objektivave të tij. Nuk ka asnjë arsye strategjike për ta bërë këtë dhe radioaktiviteti mund të arrijë në territorin e tij", thotë Lyman.

"Një central bërthamor i këtij lloji, i cili prodhon energji elektrike për vendin, nuk është pjesë e procesit të krijimit të një bombe", konfirmon Alessandro Dodaro, drejtor i Departamentit Bërthamor të ENEA-s (Agjencia Kombëtare për Teknologji të Reja, Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm). "Një central për qëllime civile përdor uranium të pasuruar dobët. Nxjerrja e karburantit të shpenzuar dhe transformimi i tij në një bombë është një operacion i ndërlikuar. Irani nuk ka teknologjinë e nevojshme." Rasti i centralit në ndërtim e sipër në Arak, i bombarduar dje në mëngjes, është ndryshe. "Nuk kishte ende material radioaktiv atje", thotë Dodaro, "por ai central mund të kishte prodhuar në të vërtetë karburant për një bombë."

Me Arakun e shkatërruar, e vetmja mënyrë që i mbetet Iranit për të prodhuar një bombë bërthamore është përmes centrifugave. Këto janë makina që ndajnë dy llojet e uraniumit të përziera në kohën e nxjerrjes: uraniumi 235 (i dobishëm për pajisjen) dhe uraniumi 238 (më i bollshëm, por që duhet të hidhet). I dyti, më i rëndë, ndahet nga centrifugat. Vetëm i pari grumbullohet në përqendrimin 90% të nevojshëm për bombën.

Faza e parë e procesit të pasurimit është në Isfahan, 300 kilometra në jug të Teheranit, i cili është bombarduar disa herë që nga fillimi i konfliktit më 13 qershor. Këtu ndodhet një uzinë që e shndërron uraniumin nga pluhuri në një gaz të quajtur heksafluorid uraniumi. "Është nga kjo substancë, e futur në centrifuga, që merret uraniumi i pasuruar", thotë Ricotti. "Gazi është toksik nëse thithet ose gëlltitet, por është pak radioaktiv. Është i rëndë dhe tenton të vendoset pa u shpërndarë në ajër. Në rast të një bombardimi, rreziku i kontaminimit është i kufizuar vetëm te personeli i uzinës, i cili mund të përdorë maska ​​gazi."

Heksafluoridi i uraniumit ishte burimi i kontaminimit radiologjik dhe kimik të zbuluar nga IAEA pas bombardimit të Natanzit më 13 qershor. "Ndotja ndodhi vetëm brenda uzinës. Nuk u çlirua rrezatim", shpjegoi dje Grossi. Vetë agjencia foli për një rrezik të kufizuar, edhe sepse vëllimet në dispozicion të Iranit nuk janë të mëdha: "Më së shumti 400 kilogramë uranium i pasuruar në 60%", shpjegoi Ricotti. "Edhe në rast të një bombardimi të Fordoë, ne nuk presim pasoja serioze", tha Acton. "Por kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara do të bënin mirë të bombardonin. Përkundrazi."

 

/La Repubblica

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?