Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, kanë identifikuar 22 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët sipas tyre nuk duhet të shërbejnë në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndonëse ata janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë dhe shkalla e parë e Vetingut. Nga 22 rekomandime të ONM-së, për rihetim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendim për 14 raste.
KPA-ja ka shkarkuar nga detyra 10 gjyqtarë dhe prokurorë, duke konfirmuar rekomandimet e ONM-së dhe rrëzuar KPK-në, ndërsa ka konfirmuar në detyrë katër subjekte, duke hedhur poshtë rekomandimet e ONM-së kundër tyre.
Janë shkarkuar me vendim të KPA-së, me rekomandim të ONM-së dhe ankimim nga Komisioneri Publik, ish kryetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Bashkim Dedja dhe Xhezair Zaganjori, të cilët kishin kaluar me sukses shkallën e parë të Vetingut. Të njëjtin fat kanë pasur edhe prokurorët e njohur Besim Hajdarmataj, Gentian Osmani, Besnik Cani,
Adnand Kosova dhe Artan Madani. Janë shkarkuar gjithashtu nga KPA, pasi kishin kaluar shkallën e parë të Vetingut, gjyqtarët Artur Malaj, Kastriot Selita dhe Alkelina Gazidedja.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kundërshtoi vendimet e shkallës së parë të Vetingut për të konfirmuar në detyrë gjyqtarët Gentian Medja dhe Genti Shala, si dhe prokurorët Anita Jella dhe Lindita Ziguri. Pretendimet e ONM-së nuk gjetën të pabaza nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili konfirmoi në detyrë katër subjektet. Ndërkaq, 8 subjekte, për të cilët ONM kërkon të largohen nga detyra, janë në shqyrtim nga KPA-ja.
Subjektet e shkarkuar me rekomandim të ONM
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Besim Hajdarmataj, prokuror i Krimeve të Rënda, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Alkelina Gazidedja, gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA me rekomandim të ONM
Subjektet e konfirmuar nga KPA, pavarësisht rekomandimit kundër të ONM
Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, konfirmuar nga KPK, rekomandim negativ nga ONM, konfirmuar edhe nga KPA
Genti Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, konfirmuar nga KPK, rekomandim negativ nga ONM, konfirmuar edhe nga KPA
Anita Jella, prokurore në Durrës, konfirmuar nga KPK, rekomandim negativ nga ONM, konfirmuar edhe nga KPA
Lindita Ziguri, prokurore e Tiranës, konfirmuar nga KPK, rekomandim negativ nga ONM, konfirmuar edhe nga KPA