Një spital në qytetin Kherson u bombardua nga forcat ruse të premten në mëngjes, shkroi në Telegram Yaroslav Yanushevysh, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson.
Reparti i pediatrisë dhe morgu u dëmtuan nga bombardimet, sipas Yanushevysh. Ai shtoi se deri më tani nuk ka të lënduar apo viktima, raportojnë mediat e huaja.
Të mërkurën, dy persona humbën jetën pasi Kherson u granatua 51 herë, sipas Yanushevysh, i cili tha se rusët "kishin gjuajtur në vendbanimet paqësore të rajonit me artileri, MLRS, tanke dhe mortaja".
Muajin e kaluar, trupat ruse u tërhoqën nga qyteti Kherson pasi e kishin pushtuar atë për tetë muaj, në një pengesë poshtëruese. Por Rusia ende ruan kontrollin e pjesës më të madhe të rajonit më të gjerë Kherson.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Marrëveshja e pashmangshme për Ukrainën! Moska: Takim diplomatik SHBA-Rusi në Stamboll
S.S/ReportTv.al