Në një video që qarkullon në rrjetet sociale është një bombardues supersonic rus në një mision mbi Balltik. Në bord janë dy luftëtarë rusë, ndërsa nga dritarja e avionit ata shikojnë si ndiqen nga dy avionë gjermanë Eurofighter.
Sukhoi SU-34 - me origjinë sovjetike - është një avion luftarak-bombardues supersonik me rreze të mesme veprimi.
Në qershor 2024 një bombardues rus, SU-34, u rrëzua në malet e Kaukazit gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit në bord.
Agjencitë ruse të lajmeve, që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes në Rusi, deklaroi atëherë se shkak mund të ishte një dështim teknik.