Bota

Bombat ruse vrasin 7 civilë, përfshirë 5 fëmijë si dhe plagosin 31 të tjerë në Siri (FOTO)

20 Janar 2020, 17:58| Përditesimi: 20 Janar 2020, 18:01

  • Share

Të paktën 7 civilë, përfshirë 5 fëmijë u vranë nga bombat ruse si dhe 31 të tjerë u plagosën në tre fshatra midis Alepos dhe Idlib në Siri, nën kontrollin e xhihadistëve dhe rebelëve.

Lajmi raportohet nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Javën e kaluar Rusia, një aleat i fortë i regjimit të Bashar al-Asad, kishte njoftuar armëpushim në provincën Idlib dhe zonat fqinje të kontrolluara nga xhihadistët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?