Një bombë artizanale e fshehur përgjatë një rruge në provincën Kandahar në Afganistanit, goditi një autokolonë të trupave amerikane, duke vrarë dy ushtarë amerikanë kurse dy të tjerë u plagosën.
Incidenti ndodhi në rajonin Dand, ku një bombë goditi një automjet të blinduar amerikan,- tha zëdhënësi i policisë provinciale Jamal Nasir Barkzai.
"Forcat amerikane po patrullonin pranë aeroportit të Kandaharit kur u goditën nga një shpërthim. Nuk kemi detaje mbi viktimat sepse amerikanët izoluan zonën," tha zëdhënësi i policisë.
Dy ditë më parë një zëdhënës ushtarak amerikan në Afganistan tha se forcat amerikane, me kërkesë të forcave afgane të sigurisë, kryen një sulm të koordinuar mbrojtës ajror në mbështetje të forcave afgane.
Gjatë sulmit me dronë mbeti i vrarë komandanti taliban Mullah Nangyalai së bashku me 15 militantë.
Viti i kaluar, me 23 ushtarë të vrarë, ishte më vdekjeprurësi në pesë vjet për Shtetet e Bashkuara në Afganistan.
Komente
