Bota

Bombë autobusit në Egjipt, plagosen 16 turistë

19 Maj 2019, 16:09| Përditesimi: 19 Maj 2019, 16:10

  • Share

EGJIPT- Një shpërthim me bombë në një autobus është regjistruar ditën e sotme në zonën e piramidës së Gizës, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 16 turistë. Bomba ishte vendosur në gardhin rrethues të Muzeut, e cila shpërtheu në momentin që kaloi autobusi me turistë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, të plagosurit janë të huaj, që kishin ardhur në Egjipt për turizëm.

Ky është incidenti i dytë në gjashtë muaj në Egjipt që prek turistët. Në dhjetor, tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes lokal si pasojë e një bombe që iu vendos autobusit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?