Sport

Bombë në një makinë ‘smart’ në Romë, alarm për ndeshjen Itali-Zvicër në ‘Euro 2020’

16 Qershor 2021, 20:21| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 20:22

  • Share

Një alarm për bombë është dhënë pranë stadiumit Olimpico në Romë ku sonte do të luhet ndeshja e Europianit mes Italisë dhe Zvicrës.

Ka qenë një qytetar i cili ka lajmëruar policinë për bombën, pasi ka evidentuar një fitil brenda një makine në Piazza Mancini. Menjëherë në venangjarje kanë shkuar forcat xheniere të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë çmontuar bombën, shkruan ‘Corriere dello Sport’.

Në këtë zonë kanë kaluar edhe shumë tifoz mbrëmjen e sotme, pasi janë drejtuar në stadium për të parë ndeshjen. Stadiumi Olimpico pritet të jetë i mbushur me 16 mijë tifozë, ndërsa për ngjarjen policia po vazhdon hetimet.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?