‘Bombë’ nga prestigjozia ‘AS’ në Spanjë, Real Madrid në gjurmët e Armand Brojës

29 Korrik 2022, 12:51| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 15:43

  • Share

Sulmuesi i talentuar i kombëtares Armand Broja ka përfunduar sot në faqen e parë të gazës prestigjioze ‘AS’ ku thuhet se është në optikën e ‘galaktikëve’ të Real Madrid.

14 herë fituesit e Champions League janë në kërkim të një sulmuesi si zëvëndës i Benzema-s, në një kohë kur Luka Jovic u transferua te Fiorentina. Së bashku me sulmuesin shqiptar të Chelsea-s po vëzhgohen edhe Okafor, Ruter, Sesko, Burkardi, Simiç, Brobi dhe Kalajxhiç.

Broja sezonin e kaluar ishte pjesë e Southampton ku ra jo pak në sy. Aktualisht stërvitet me Chelsea-n dhe pavarësisht se West Ham bëri një ofertë prej 35 milionë eurosh londinezët refuzuan. Trajneri Tuchel është ai që këmbëngul për ta parë se çfarë është i aftë të bëjë shqiptari në ‘Stamford Bridge’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?