Lulzim Kulla dhe vendi ku iu bë atentat me moto-bombë

Bombëvënësit ndaj 'të fortit' të Shkodrës Lul Kulla, atentat edhe në Mal të Zi 

30 Nëntor 2018, 07:41| Përditesimi: 30 Nëntor 2018, 09:11

  • Share

Ngjarja që tronditi Shkodrën pikërisht në përvjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ku Lulzim Kullës iu vendos një moto-bombë me qëllim eleminimin fizik të tij, është transferuar në Tiranë dhe prej dhjetë ditësh po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. "I forti" i Shkodrës u lirua nga burgu pak ditë më parë nga Gjykata e Gjirokastrës për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi ishte ndaluar duke kaluar kufirin drejt Greqisë me pasaportë të falsifikuar.

Nga burime të “Shqiptarja.com” mësohet se dosja ka kaluar tek Krimet e Rënda pasi dyshohet se grupi i 3 atentatorëve të arrestuar për atentatin ndaj Lul Kullës të jenë përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shkodër e një në Malin e Zi.

Çështja e atentatit me bombë ndaj Kullës, së bashku me katër dosje penale kanë mbërritur nga Shkodra në Tiranë, ku një grup hetimor tek Krimet e Rënda është ngarkuar për të verifikuar katër atentate të ndodhura në Shkodër dhe një në Malin e Zi, ku mësohet se është tentuar të vritet një shqiptar.

“Shqiptarja.com” mëson se dhjetë ditë më parë në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda është zhvilluar një seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit për tre të arrestuarve për atentatin me moto-bombë ndaj Lulzim Kullës, ngjarje kjo e ndodhur në Janar 2018. Të ndaluarit Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta, kanë dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka rikonfirmuar masat e sigurisë “arrest në burg”. Tre të ndaluarit, u kapën pas një operacioni të kryer në shkurt 2018 nga prokuroria e Shkodrës, por pas 10 muaj hetime nga kjo prokurori, tashmë çështja në ngarkim të tyre është transferuar tek Krimet e Rënda.

Tre të ndaluarit dhe një person tjetër i arrestuar pak kohë më parë në Shkodër i quajtur Erogen Brajoviç (Bajri), dyshohet se janë implikuar në pesë ngjarje kriminale të ndodhura në Shkodër dhe Malin e Zi. Të gjitha këto atentate tashmë janë duke u hetuar në një dosje të vetme nga prokurori Arenc Çela. Dosja penale që sapo ka ardhur në Tiranë është rregjistruar për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Vepra penale këto që janë kryer për hakmarje. Për këtë ngjarje janë siguruar disa prova të dyshuarit kanë kryer dhe një krim në Malin e Zi, pasi siç mësohet nga prokuroria kanë kryer një atentat ndaj një shqiptari në Malin e Zi. Për këtë ngjarje, prokuroria ka shkëmbyer informacion me palën Malazeze, ku janë marrë të dhënat mbi dinamikën e realizimit të këtij atentati dhe fiksimit të provave materiale në vendgjarje.

Moto-bomba, personi u kap nga kamerat
Një ndër 5 dosjen e mbëritura tek Krimet e Rënda është dhe atentati që ju bë me moto-bombë “të fortit” të Shkodrës Lulzim Kulla. Në materialin e mbëritur në prokurori thuhet se: “...nga verifikimi i pamjeve filmike të kamerës nr.1, në orën 90:33, gati në mes të rrugës, sapo futesh nga rrethrrotullimi i lagjes “Rus” për në vendngjarje, në pamje të videos duket nga mesi e poshtë një person, i cili ka në dorë një motor dhe përshkruan rrugën nga ana e djathtë kur i rri përballë dhe kalon në krahun e majtë. Nga këqyrja e pamjeve të fiksuara duket qartë personi i veshur me një xhup, që po çon motorin në vendin e ngjarjes duke e tërhequr me dorë. Nga tërësia e hetimeve të kryera është arritur në përfundimin se Endri Çopja është një nga autorët dhe bashkëpunëtorët e dyshuar...”. Për këtë atentat fillimisht ka qënë Gjykata e Shkodrës, që ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për tre të dyshuarit Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Çopja: I bleva Tonit 20 kg hashash
Pas arrestimit nga policia i pyetur për akuzat, Endri Çopja ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e vendosjes së tritolit ndaj Lulzim Kullës. Ai ka marrë dhe drejtuar disa herë mjetin “Volsvagen Cady”, me ngjyrë të bardhë, me targë AA 801 RP, të cilin ia ka marrë pronarit të mjetit që e ka shok dhe e thërret Nertil, shtetasin Stiliano Gjyla, i cili është edhe shok me Argel Lulaj. Në një nga rastet ka shkuar me këtë mjet në Tiranë para vitit të ri, ku edhe është gjobitur nga policia. Në Shkodër ka qenë disa herë dhe ka ardhur për të blerë hashash te një djalë që banon në fshat dhe e thërret Toni, por nuk ia di emrin e plotë dhe banesën. Çopja në Shkodër ka ardhur edhe në datën 13 janar 2018 dhe është ndalur në unazë dhe ka takuar Tonin dhe aty ka parkuar edhe mjetin “Volsvagen Cady”. Më pas, Toni e ka çuar në një vend ku i ka shitur 20 kg hashash dhe ka shkuar me mjetin e Tonit deri në Elbasan. Të nesërmen pasdite, në datën 14 janar 2018 ka ardhur nga Elbasani me shokun e tij Argel Lulaj me mjetin e tij “Volsvagen Golf”, me ngjyrë gri, me targë që nuk ia mban mend, ku ka ardhur në Shkodër dhe ka marrë mjetin “Volsvagen Cady” dhe janë kthyer në Elbasan. Aty ka vënë re se i kishin thyer një nga xhamat e pasmë të mjetit dhe është ndaluar në Tiranë për ta rregulluar, por nuk ka arritur dhe më pas ia ka dhënë mjetin Argelit për t’i rregulluar xhamat dhe i ka rregulluar në një ditë tjetër. Ai nuk mban mend se çfarë numri telefoni ka pasur vetë dhe as Argeli apo Toni.

Dëshmia e Argel Lulaj
Lidhur me atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër është pyetur Argel Lulaj, i cili ka deklaruar se jeton vetëm në banesë pasi familjarët, i ka në Itali. Ai ka në pronësi një mjet “Volsvagen Golf 5”, me ngjyrë gri, me targë AA 975 KU. Më pas nuk ka dhënë asnjë deklarim në lidhje me pyetjet që i janë bërë. Më parë ai kishte deklaruar se nuk ka qenë në Shkodër prej shumë kohësh dhe se shtetasin Endri Çopja e ka shok dhe e ka njohur nga vëllai i tij, Kledjan Çopja, me të cilin ka qenë në shkollë.

Dëshmia e Serxhio Tetës
I ndaluari tjetër Serxhio Teta që është pyetur për atentatin e Kullës, ka deklaruar se Argel Lulaj e ka djalë teze, ndërsa Endri Çopja e ka shok. Ai ka në pronësi një mjet BMË seria 1 dhe më parë ka pasur një “Golf 4” por e ka shitur. Në lidhje me çelësat e mjetit “Cady” të gjetura në banesë, ai ka deklaruar se nuk janë të atij mjeti dhe se nuk e ka parë asnjëherë atë mjet dhe nuk ia ka parë duke e përdorur as Argelit por janë të mjetit që ka pasur “Golf 4”. Ai nuk ka qenë në Shkodër ndërsa në Tiranë ka shkuar shpesh dhe se në datën 18 janar 2018 ka qenë në Tiranë dhe është takuar rastësisht me Argelin dhe kanë pirë kafe te një lokal para një servisi dhe nuk e di se me çfarë makine ka qenë Argeli.

Komento

Komente

  • Kancelari: 30/11/2018 15:38

    Gen Brajoviq (vaso) dan mu ba gangstier me zor, nuk diti mi gezu ato te mira qe i la i ati, te marunen ditet djalosh tesh hap syte mos merrsh ndonje koqe plumbi

    Përgjigju
    • Bossi: 30/11/2018 23:52

      Ku je “kancelar”,po ti shiko punt tuja o burr,170 midis shkodres e aksidentove gruan e te vunen kancelar.. se harrove ate X 6 e bardh AA666.. e Fatjon Boshnjakut qe u kap para pak muajsh po sillesh?se mos ec shpejt me te ore..po te ngrejn ne detyre nga kancelar nje k..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?