Bombica shtëpie - Bonbone biskote me kakao
Përbërësit:
- 300 gr biskota
- 100 gr sheqer pluhur
- 100 gr gjalpë
- 3-4 lugë gjelle kakao
- 100 ml qumësht
- 1 lugë rum, vanilje osë cipë portokalli
- Arrë kokosi e grirë
- Arra / lajthi të grira ose reçel (opsionale)
Përgatitja:
Thërrmojmë biskotat imët me dorë ose në blender. Në një enë përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të bëhet masë kremoze. Shtojmë kakaon, biskotat e thërrmuara dhe pak nga pak qumështin, derisa të lidhet masa (nëse e duam më të lagësht, shtojmë pak më shumë qumësht ose reçel). Shtojmë aromën që dëshirojmë (vanilje, rum, ose lëkurë portokalli). Marrim pak nga masa, formojmë toptha me duar dhe i rrotullojmë në arrën e kokosit të grirë. I vendosim në një pjatë dhe i lëmë në frigorifer për të paktën 1 orë që të forcohen. Bombicat mund t' mbushim dhe me nga një lajthi, arrë, bajame ose rrush të thatë në mes.
Komente
