Kronikë

Bombolat e oksigjenit në spitale dhe frika për incidente, Inspektorati Shtetëror Teknik: Kryhen kontrolle 1 herë në vit

14 Shtator 2021, 20:20| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 20:27

  • Share

Për nga vetë rëndësia, furnizimi me oksigjen në spitale përdoret në sasi të mëdha, ndaj për këtë arsye në ambientet e jashtme të spitaleve ka depozita të specializuara për mbajtjen e gazeve mjekësore.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial një herë në vit  kryen kontrolle për të verifikuar sigurinë e tyre.

"Për këtë vit janë kryer 16 kontrolle në spitale shtetërore rajonale dhe 6 në spitale private.  Janë kryer rreth 33 kontrolle në njësi shëndetësore që përfshijnë azile pleqsh, qendra të trajtimit të fëmijëve, mund të jenë ambulanca, pra le të themi institucione të lidhura me pjesën e shëndetësisë", thotë Drejtori i Inspektimit të Pajisjeve në presion, Meriljan Kurtaj.

Ai shprehet se në vendin tonë ka dy kompani  që merren me furnizimin e spitaleve me oksigjen.

"Për pjesën e kontrollit  të subjekteve që tregtojnë dhe përpunojnë gazrat teknike mjekësore konkretisht oksigjen janë kryer këtë vit rreth 37 inspektime. Në Shqipëri kemi dy kompani kryesore që mbulojnë fushën e tregtimit, përpunimit dhe të furnizimit dhe të spitaleve për pjesën e oksigjenit mjekësor. Janë kompani që kanë eksperiencë të gjatë në treg dhe janë degë të filialeve ndërkombëtare", shprehet Kurtaj.

Në vitet e fundit është regjistruar vetëm një incident, që ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së qytetarëve.

"Ka disa specifika që qytetarët duhet ti din që bombolat e transportueshme të oksigjenit ose cilindrat duhet gjithmonë të rrinë në pozicionin vertikal gjatë përdorimit dhe të jenë të fiksuara në mënyrë që mos të rrëzohen apo mos të krijojnë luhatje. Duhet të ketë shumë kujdes kur preken ose kur punohet me këto cilindra, gjatë hapjes mbylljes valvuleve dhe tubacioneve etj sepse oksigjeni në vetvete krijon një reaksion me vajrat dhe lubrifikantët", thekson ai.

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Tetovë ku  spitali COVID u përfshi nga flakët dhe pati 14 humbje jete.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?