Bonusi 10 mijë lekë për Policinë e Shtetit nga 'Pakoja e Madhe', efektivja: Lehtësim dhe vlerësim për lodhjen e sakrificën! Kemi besim se situata do kapërcehet më shpejt

14 Janar 2023, 12:07| Përditesimi: 14 Janar 2023, 12:12

  • Share

Bonusi prej 10 mijë lekë që kanë përfituar nga Pakoja e Madhe rreth 9604 punonjës policie në të gjithë vendin konsiderohet nga efektivët si lehtësi dhe vlerësim për sakrificën. Një efektive e policisë rrugore thotë se ishte vendimi i duhur i marrë nga qeveria dhe rrit besimin se situata aktuale me çmimet e rritura si pasojë e luftës dhe inflacionit do të kapërcehet me shpejt.

“Ndihma nga pako e madhe është një lehtësi për ne jo vetëm si profesionistë pasi vlerësohet lodhja dhe sakrifica, por edhe si familjarë që duhet të përballojmë çmimet e larta. Përfshirja në Pakon e Madhe mendoj se ishte vendimi i duhur për mua, familjen time dhe të gjithë punonjësit në policinë e shtetit. Kjo na rrit besimin se gjithçka do të bëhet më mirë dhe kjo situatë do të kapërcehet më shpejt”, tha efektivja në videon e publikuar nga Rama.

Po ashtu, kreu i qeverisë thekson se gjatë vitit 2022, Shqipëria pati 30% më pak vrasje, 13.5% më pak aksidente rrugore. Në postimin në Facebook përmend edhe rritjen e pagave të punonjësve të policisë duke thënë se iu shtua bonusi nga Pakoja e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre.

 

Komento

Komente

  • Tea: 14/01/2023 13:26

    Sa patetike.

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 14/01/2023 13:07

    Pse ka rroge policia rrugore???? Po e kufirit???? Hahahahahaha.

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 14/01/2023 15:33

      I vete-shpalluri rektor/akademik edhe drejtues i larte. Hahahahahahha Ku ka perfunduar poicia.

    • Polo: 14/01/2023 14:30

      Hahahaha! Biloja bilo por ata tenderat dhe konkurset e gradave i rregullonte ama!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?