Foto nga trenjakët

Sociale

Bonusi i bebes, më shumë se 100 mijë të porsalindur e kanë përfituar prej Janarit të 2019

17 Tetor 2021, 13:02| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 13:03

  • Share

Me shumë se 100 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari i 2019.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu e cila ka njoftuar edhe ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Amal, Alfio dhe Amea, familja e të cilëve përfitoi 360 mijë lekë të reja bonus.

“Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trinjakëve Amal, Alfio dhe Amea.  Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus.  Më shumë se 1️00 mijë  të porsalindur kanë përfituar #BonusineBebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë.”, shkruan ajo në Facebook.

Çfarë është çeku i bebes?

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë. Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?