Foshnjë

'Bonusi i bebes', prej janarit 2019 përfituan 227 mijë fëmijë

12 Nëntor, 09:05| Përditesimi: 12 Nëntor, 15:00

  • Share

Më shumë se 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga hyrja në fuqi në janar 2019.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 227 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Programi i qeverisë për bonusin i nisur afro 6 vite më parë parashikon që fëmijës së parë t’i jepen 40 mijë lekë, 80 mijë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?