Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama në facebook

Bonusi i bebeve/ Rama: U dha për 11 fëmijët e parë të këtij viti, do të vazhdojë mbështetja njësoj si gjatë vitit 2022

1 Janar 2023, 10:49| Përditesimi: 1 Janar 2023, 11:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se bonusi i bebeve do të jepet gjatë vitit të ri njësoj siç u dha për 42.060 fëmijë gjatë vitit 2022. Në postimin e bërë në facebook, ku ka publikuar fotot nga bebeta e para të ardhura në jetë për këtë vit, Rama shkruan se program do të vazhdojë të jetë i njëjtë ndërsa zbulon se bonusi i  bebeve është dhënë për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në hyrje të vitit të ri.

“Gëzuar! Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu sikurse u mbështeten 42,060 fëmijë gjatë vitit 2022 e do të vijojnë të mbështeten me këtë program, ju uroj një vit të mbarë e të shëndetshëm”- shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.

Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindërve u jepet një çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

Ora 11:35
11 bebe në orët e para të vitit në Tiranë, Manastirliu në Maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë': Mirënjohje për stafet mjekësore, investime të rëndësishme gjatë 2023

1672569465_Capture.JPG

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar mëngjesin e sotëm të porsalindurit në dy maternitetet e Tiranës, duke iu dorëzuar bonusin e bebes dhe duke falenderuar stafet mjekësore që ishin në detyrë në natën e ndërrimit të viteve dhe në këtë ditë të parë të Vitit të Ri.

“Jam sot këtu për  të dhënë me kënaqësi bonusin e bebes për fëmijët e parë të vitit 2023, ashtu siç kemi bërë gjatë 2022 nëpërmjet programit të qeverisë sonë nga i cili kanë përfituar rreth 42 mijë të porsalindur. Dhe që prej fillimit të këtij programi në vitin 2019 janë rreth 159 mijë të porsalindur që kanë përfituar nga bonusi i bebes. Ne do të vazhdojmë me programet tona për mbështetjen e fëmijëve”, tha Manastirliu. 

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se investimet për transformimin e sistemit shëndetësor do të vijojnë gjatë 2023.

“Jemi duke përfunduar fazën e parë të investimit në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe do të vijojmë menjëherë në fazën e dytë me godinën qendrore, sikurse do të vijojmë investimet në të gjithë vendin. Po jo vetëm në infrastrukturë por edhe në teknologji e inovacion do të investojmë përgjatë 2023”, tha Manastirliu.

Në ditën e parë të vitit 2023, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vlerësuar dhe falenderuar stafet mjekësore që janë në shërbim të qytetarëve në këto ditë festive.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • BABULI TA NGULI: 02/01/2023 11:55

    O Arbëror o debili ler komplet pler dora tregon mbështetjen për fmit e po sa öindur. Nuk ka hyr njeri te bebet po ti je analfabet e nuk kupton o hajvon.

    Përgjigju
  • KAÇI TARAÇI: 02/01/2023 08:36

    O xdnd o tok e xanme po e ma men ti qenin tat kriminel hajdut Sali Bajgën se çfar të jepte. Të jepte noc rokun o xdnd patoku komplet hajdar i gjothi kar.

    Përgjigju
  • Oligert: 01/01/2023 18:08

    Bonusi i bebes eshte nje ndihme e madhe per familjet e reja

    Përgjigju
  • Armand: 01/01/2023 18:04

    Gezuar e pacin jeten e gjate vogelushet

    Përgjigju
  • Tea: 01/01/2023 17:50

    Shume i nevojshem bonusi qe jepni pet familjen e porsalindut

    Përgjigju
  • Ani: 01/01/2023 17:49

    Gezuar vitin e ri,mbaresi e shendet paci ne famijet e juaja!

    Përgjigju
  • Ani: 01/01/2023 16:46

    Bonus mese i nevojshem per keto familje te reje

    Përgjigju
  • Fredi: 01/01/2023 16:33

    Bravo qeveria po i jep nje ndihmes shume te madhe ketyre nenave te reja fal keti bonusi

    Përgjigju
  • Yllka: 01/01/2023 16:32

    Nje ndihmes shume e madhe per familjet e reja

    Përgjigju
  • titi: 01/01/2023 14:47

    bravo nje veprim shume i bukur

    Përgjigju
  • Kevi: 01/01/2023 14:42

    Sa lajm i gezuar

    Përgjigju
  • Olti: 01/01/2023 14:41

    Jete te gjate Promises

    Përgjigju
  • Xndn: 01/01/2023 11:22

    Nga xhepi i tij po i nxjerr.

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/01/2023 11:18

    Kush ështé kjo dorë e ZEZË e pa maskuar mbi foshnjet e posalindura …? Si mundet të lejohet hyrja aty pa mbrojtje adekuate o të çmendur totalisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?