Bonusi i bebeve rriti me 20% regjistrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian

20 Prill 2022, 13:11| Përditesimi: 20 Prill 2022, 13:13

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në Seminarin e 5-të të Dialogut Politik për përfshirjen e komuniteteve rome dhe egjiptiane që u zhvillua sot në Tiranë. Ministrja e Shëndetësisë u ndal tek politika e bonusit të bebes, që ka sjellë efekte positive edhe sa I takon regjistrimit të fëmijëve të këtyre komuniteteve.

“Bonusi i bebes është një mbështetje financiare me një qasje universale. Përfiton çdo i porsalindur në Republikën e Shqipërisë. Përpos një politikë mbështetëse e mbrojtjes sociale, për vendosjen e një starti të barabartë të të gjithë fëmijëve që në lindje, ky bonus apo ky proçes regjistrimi i menjëhershëm në shtëpitë e lindjes dhe në maternitetet tona, ka bërë të mundur që të rritet me 20% regjistrimi i fëmijëve për familjet Rome dhe Egjiptiane. Në këto dy vite ne u përballëm me këtë virus të rrezikshëm duke siguruar akses në shërbime për gjithë qytetarët e mbi të gjitha duke siguruar përkujdes për ata më në nevojë. Siguruam vaksinat në një kohë të shpejtë dhe vendosëm që të vaksinonim në komunitet, derë më derë. Kjo do të thotë akses në shërbimin shëndetësor dhe mbrojtje dhe përkujdesje për të gjithë ata më në nevojë. Pjesë e kësaj fushate vaksinimi jo vetëm për Covid-19 po e vaksinimit dhe shërbimeve në tërësi të kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës, përfitues kanë qenë direkt dhe minoriteti Rom dhe Egjiptian”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se rritja e mbështetjes përmes programeve të mbrojtjes sociale ka prekur drejtpërdrejt edhe komunitetin Rom dhe Egjiptian, me dyfishimin e pagesës së ndihmës ekonomike për familjet me 3 fëmijë të mitur.

Manastirliu vuri theksin tek nevoja e forcimit të mbështetjes për akses në shërbime dhe integrim për komunitetin Rom dhe Egjiptian, përmes ndërveprimit të të gjithë aktorëve dhe shoqërisë civile.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?