Sociale
Top 24

Bonusi i lindjeve, Veliaj përshëndet nismën e Ramës: E dëgjova me interes si baba i ardhshëm

26 Shtator 2018, 17:52| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 19:14

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur nismën e kryeministrit Edi Rama ku për çdo fëmijë të lindur në Shqipëri, nga 1 janari i 2019, do të jepet një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra. Veliaj me nota humori tha se e kishte dëgjuar me interes vendimin, pasi pritet të bëhet baba pas pak ditësh.  

E dëgjuat sot vendimin e qeverisë për lindjet? Unë e dëgjova më shumë se të tjerët, si baba i ardhshëm. Të gjithë fëmijët në Shqipëri, nëse janë fëmija i parë do të marrin 400 dollarë, nëse janë fëmija i dytë do të marrin 800 dollarë dhe ata që janë fëmijë të tretë 1200 dollarë. Arsyeja se pse e përmenda nuk është rastësor, pro një vendim që e merr politika. 

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Deklaratat e tij Veliaj i bëri nga aktiviteti i PS "E gjithë vëmendja për ju" në vijim të fushatës​ së anëtarësimeve të reja në PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Veliaj tha se me punë arrihet gjithçka, ndërsa përmendi disa vendime pozitive të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës nga korsitë e dedikuara për biçikletat, te librat falas për nxënësit.  

Siç ishte dhe vendimi për librat falas, apo për korsinë e biçikletave, janë vendime që i merr politika. Nuk ka vendime më të mira se ato që ka marrë PS, në qeveri dhe kudo që drejton. Kjo nuk është një ftesë që e bën një anëtarë, por është ftesë për t’u bërë aksioner i partisë që ndryshon.
 

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PisngaKOKA&kembet: 28/09/2018 13:57

    Sa LEKE eshte per ERIONIN? Me 40 000 LEKE ERIONI Nik BLEN dot looker e celesave per guarda di financian?? MUNDET be KETE RAST RAMA TI SHTOJE PER VELIAJN 000 ZERO ?? PLEASE ! BEJE SE MUND TE BLEJE CA KUMBULLA QEROZE PER SHESHET E TIRONES !!

    Përgjigju
  • Po ca ligji asht ky?!: 26/09/2018 18:24

    Tan fukarejt do bajn ka 7-8 femij se nga 4 i kan edhe pa ju dhan lek

    Përgjigju
    • One: 26/09/2018 21:47

      Ky si minister uli pagesat e nenave kur shkeputen nga puna me leje lindje duke renduar me shume familjet e reja. Tani s’kane turp dhe dalin dhe na bejne sikur po bejne mrekulli. Nisme e mire po shume e vonuar, per me shume me duken te paqarte ne politikat e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?