TIRANË - Kryeministri Edi Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjete sociale, me rubrikën 'Sy m'Sy'. Rubrika e sotme u ndal tek bonusi i pensionistëve për pranverën i cili hyn në fuqi sot (1 mars) dhe derdhet në llogari për pensionistët të hënën (3 mars).
Një nga komentuesit i shkruante Ramës, se bonusi për pensionistët është dhënë 3 muaj para zgjedhjeve vetëm për votën e 11 majit.
Rama thekson edhe një herë se qeveria prej vitesh po ndërmerr një reformë për pensionet dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me një bonus ndaj pensionistëve sipas skemës së palogjikshme të piramidave të 1997.
Komentuesi: Bonusi i votës thuaj mos ki turp hiç.
Rama: Jo. Këtë nuk e them, sepse votën e pensionistëve e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerës, i dinë sikletin, i dinë dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën. Dhe me reformën e pensioneve ne mandatin tonë të parë, ne kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të kenë një pension dinjitoz. Ndërkohë plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se ne të vinim në detyrë po përpiqemi tani ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë. por ama pa u përpjekur të krijojmë një piramidë tjetër fatale si ato të sudeve, Rrapushit dhe Bufit të Kënetës.
A mjafton? Pa diskutim që nuk mjafton, por a është shumë më tepër dje? Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mendt e tua, por të flasësh çfarë të vënë në gojë llumi i kënetës.
Më tej një komentues tjetër, i tha me ironi se qeveria është harxhuar shumë. Rama nënvizon se ky bonus vjen si pasojë e zgjerimit të ekonomisë vitet e fundit, por nuk ndalet vetëm këtu.
Një komentues tjetër: “Pse u harxhuat kaq shumë”.
Rama: Tani, në qoftë ironi e pranoj me keqardhje, keqardhje për ju Dhurata. Në qoftë keqardhje, unë ju pyes, a jepni dot ju prindërve tuaj më shumë lekë sesa ju keni mundësi nga çka fitoni nga puna? Patjetër që do donit t’ju jepnit shumë më shumë, kjo nuk diskutohet, por nuk u jepni dot se e dini mirë që duhet të hyni në borxh dhe e dini mirë që po të hyni në borxh për t”u dhënë sot më shumë, atëherë nesër, jo vetëm nuk do mund t’i jepni dot asgjë, por do humbni edhe shtëpinë tuaj, njësoj siç ndodhi me piramidat pra, është e njëjta llogjikë.
Kështu që e them përsëri, pensionistët e kuptojnë më mirë se të tërë vlerën e kësaj përpjekjeje të sinqertë dhe e dinë më mirë se kushdo që flet e nuk di se çfarë thotë në emër të tyre që bonusi i dytë brenda më pak se gjashtë muajsh, falë të ardhurave që u rritën mbi parashikimet si pasojë e zgjerimit të ekonomisë është një buqetë me lule dashurie, respekti, përulësie ndaj tyre dhe ta gëzojnë. Të tjerat ua thonë vetë pensionistët në 11 maj, siç ua kanë thënë edhe kur merrnin vetëm 1 bonus 3 mijë lekë në fundvit sepse ata dhe unë, në të paktën një gjë, jemi shumë njësoj, dimë kuptimin e fjalës punë dhe çmojmë vlerën e fjalës Shqipëri.
Komente

Po mir o barbon po ai babai yt shpirtëror s'na dha asgjë i mori të gjitha per vete. Ky i gjati bereqaves po na i jep nja 30 mijë lekë të reja dhe s'po të pyesim ty po i marrim njeher dhe normale qe votën do ja japim,se domosdo një krimineli si jepet vota. E megjithatë ai ka kohë që ka vdekur, por ju se kuptoni.
Përgjigjupo ti rri gjith diten ne kompiuter je kryeminister,,,,
PërgjigjuNa pate premtuar qe nuk do flisj3 me kurre me te vdekurit. Çne qe u ringjallen e flet 24 ore vetem per opozitën?
PërgjigjuPo mir vjet u dha ndonje bonus pranvere pensionisteve? Perderisa bonusi po jepet kete vit perpara zgjedhjeve ne nje shume me te larte se heret e tjera, ky thjesht po blen votat e pensionisteve me ane te ligjit. Loj te piset po ben o kryetar
Përgjigju