Sociale

Bonusi/ Nga 1 Janari vetëm në Tiranë mbi 600 çeqe për bebet, ja procedura e marrjes

25 Janar 2019, 19:06| Përditesimi: 25 Janar 2019, 19:14

  • Share

Nga 1 janari i vitit 2019 vetëm në Maternitetin ‘Koço Glizozheni’ janë shpërndarë 658 çeqe për bebet e sapolindura. Report tv ndoqi nga afër të gjitha procedurat e marrjes së këtij bonusi në Maternitetin e ri të Tiranës si dhe në Fier. Mënyrën se si funksionon ky bonus, e ka sqaruar për Report Tv drejtorja e financës në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, Ani Gusho. 

Ndërkaq, në maternitetin e Fierit janë shpërndarë deri më tani 93 çeqe. Brenda këtij materniteti janë vendosur 2 punonjëse të gjendjes civile të cilët po kryejnë regjistrimin e çdo fëmije të lindur. Më pas ato lëshojnë dy certifikata ku më pas dërgohen në drejtorinë e maternitetit dhe marrin çekun me vlerën e përcaktuar brenda ditës. 

Edhe prindërit janë shprehur të kënaqur ndaj kësaj ndihme. Pjesa më e madhe e përfituesve të bonusit të bebeve, vihet re se pjesa më e madhe e tyre, janë prindër që kanë sjellë në jetë fëmijën e dytë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?