Bora bllokon zonat e thella të Kukësit, rrjet elektrik në fshatra i amortizuar

17 Janar 2021, 22:21| Përditesimi: 17 Janar 2021, 22:23

  • Share

Jetesa e banorëve në zonat e thella të Kukësit është vështirësuar shumë ditët e fundit kur moti ka regjistruar temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Në Has makinat e kanë shumë të vështirë për të lëvizur, pasi reshjet e shiut kanë dëmtuar rrugët, ndërsa është krijuar edhe një shtresë akulli. 

Sakaq moti i keq në disa zonë të thella ka nxjerrë jashtë funksionit linjat elektrike. Në fshatin Kolesian shtyllat e tensionit të mesëm dhe të ulët u rrëzuan, duke lënë pa energji dhjetëra familje.

Bora dhe ngricat në rrugë vazhdojnë të jenë prezente në qarkun e Kukësit. Rrugët janë pastruar, por sërish rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore në akset rrugore të Kukësit, Tropojës e Hasit.

Firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore kanë qenë në terren për pastrimin e borës dhe kriposjen e akseve. Në pjesën më të madhe të zonave të verilindjes që kishin probleme me energjinë  janë riparuar defektet dhe është rikthyer energjia elektrike.  

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?