Foto ilustruese

Bota

Bora e parë zbardhon Kroacin, Italin dhe Sllovenin

21 Tetor 2018, 00:02| Përditesimi: 21 Tetor 2018, 00:07

  • Share

Në ditët në vazhdim sipas njoftimit të sinoptikëve, një front i fuqishëm me mot të keq nga veriperëndimi i kontinentit evropian ka sjellë në rajonin e Alpeve kërcim të përnjëhershëm nga vera në dimër.

Ku në qendrën e skijimit Alta Badia në Itali kanë rënë 30 centimetra borë e freskët, e lagësht, ndërsa borë bie edhe në Kredarica të Sllovenisë ku temperatura në 9 të mëngjesit ka qenë minus 3 gradë Celsius, ndërsa shtresa e borës kishte arritur në 3 cm.

Mirëpo gjithashtu një ndryshim i madh i motit ka ndodhur edhe në Kroaci, ku po bie shi i rrëmbyeshëm, ndërsa temperaturat kanë rënë për mbi 10 gradë.

Ndërsa raportohet se gjendja më e keqe është në rajonin e Istrias, e cila gjatë natës së kaluar ishte përfshirë nga një shtrëngatë e fuqishme e cila ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në objekte të shumta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?