Bora Muzhaqi dhe Dallandyshe Bici

Politikë

Ndryshime në kabinetin Rama, Bora Muzhaqi emërohet zv.ministre e Arsimit, Dallandyshe Bicit i besohet posti i zv.ministres së Mbrojtjes

5 Maj 2021, 22:46| Përditesimi: 5 Maj 2021, 23:04

  • Share

Bora Muzhaqi është emëruar zv.ministre e Arsimit. Vendimi është marr sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa po ashtu i është besuar detyra e zv.ministres së Mbrojtjes, Dallandyshe Bicit. Ndërkohë është liruar nga detyra e zv.ministres së Arsimit Aspajana Kongo.

Kujtojmë se Bora Muzhaqi ishte kandidate për deputete e PS në Tiranë, e renditur e 31-ta, ku nuk mundi të sigurojë vota të mjaftueshme për t'u zgjedhur, ndërsa po ashtu, gjatë fushatës Muzhaqit iu besua edhe pozicioni i zëdhënëses.

Po ashtu edhe Bici ishte kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, e cila, sikurse Muzhaqi, nuk siguroi vota të mjaftueshme për të marrë mandatin. Këto ndryshime në qeveri vijnë 10 ditë pas zgjedhjeve, ku PS fitoi duke marrë 74 mandate.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?