Rruga për në fshatin Panarit të Korçës,22 prill 2024

Bora në Korçë, e hapur rruga që të çon në fshatin Panarit

22 Prill, 11:20| Përditesimi: 22 Prill, 15:19

  • Share

Situata me rreshjet e dëborës në qarkun e Korçës është normalizuar.

Grupet e punës kanë qënë në terren me mjetet borëpastruese për të bërë të mundur pastrimin dhe kriposjen e rrugëve në zonat ku ka pasur rreshje.
Rreshjet janë regjistruar në zonat malore në lartësitë mbi 1000 metër në Voskopojë,Dardhë,Panarit etj.

Në fshatin e largët të Panaritit prej mëngjesit të sotëm është bërë i mundur pastrimi i rrugës Shtyllë-Panarit dhe situata siç shihet edhe nga pamjet është normale.
Temperaturat ditën e sotme kanë pësuar ngritje minimaliste por që parashikohet në ditët në vijim për rreshje kryesisht shiu.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?